Mburret policia e Lezhës, për 4 vjedhje arreston dy të mitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Lezhës pasi janë akuzuar për të paktën 4 vjedhje të ndodhura në muajin janar. Sipas policisë janë kapur dhe ndalohen 2 shtetas, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”. Po ashtu pretendohet zbardhen një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit janar 2020.

Policia ka patur një listë për rastet e vjedhjeve të banesave, lokaleve, makinave dhe servileve dhe si rezultat i një pune profesionale, thuhet, për kapjen dhe ndalimin e personave që janë të përfshirë në vepra kriminale të vjedhjes, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

Rastet  

-E. U.,19 vjeç dhe E. C.,16 vjeç, banues në Lezhë, njëri adoleshent e tjetri i ri dhe që të dy asnjëherë më parë nuk kishin patur precedent. Megjithatë policia pretendon se ata dyshohen për katër raste vjedhjesh!

-Më datë 25.01.2020 kanë vjedhur në një servis, në autostradën Lezhë-Milot, disa vegla si: pistoletë e madhe ajri e gomisterisë, 3 pistoleta ajri të vogla, 2 gurë fresibël dhe 2 trapanë, me vlerë rreth 2500 euro.

-Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në ambientet e Kryqit të Kuq në Lezhë disa artikuj ushqimorë.

Më datë 14.01.2020, në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, kanë thyer xhamin e makinës tip “Opel”, në pronësi të shtetasit Gj. F., me qëllim për të vjedhur.

-Më datë 04.01.2020 kanë vjedhur me thyerje dyqanin e firmës Brunes Sh. P. K., ku kanë marrë serverin e kamerave të vëzhgimit dhe një celular. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe ”Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, për të cilën parashikohet dënimi deri në 5 vite burg. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Bulmeti me faturë/ Pilku: Shumë operatorë do të mbyllen

Nga dita e sotme, Tatimet nisën kontrollet për të rregulluar tregun e produkteve të bulmetit, duke kërkuar faturë tatimore. Aksioni...

‘Tërmet’në Bashkinë Kukës/ Shkarkohen 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

Në Bashkinë e Kukësit janë marrë masa drastike pas analizës së punës për periudhën Janar–Qershor 2025. Më datë 10 Korrik, kryetari i Bashkisë Kukës vendosi...

Erdogan shpall fitoren kundër “terrorizmit” pas çarmatosjes së PKK-së

Procesi i paqes në Turqi Kurdët shpresojnë që fundi i luftës së armatosur t’u garantojë më shumë të drejta Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje...

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën. Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në...

Konflikti në Theth dhe një episod nga libri për Oso Kukën

Nga Indrit Vokshi Diçka për Thethin! Pata pyetur dikë për leje ndërtimi në tokë time. Më tha, bëjë, se s’të thotë askush asgjë, s’të vjen kush....

Lajme të tjera

Web TV