Rudina Hajdari i drejtohet Ramës: Kush e betonizoi Durrësin?

Deputetja Rudina Hajdari ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me ndërtimet pa leje. Deputetja nuk ka harruar pa përmendur edhe Durrësin duke hedhur akuza të forta ndaj ish-kryebashkiakut të këtij qyteti Vangjush Dakos.

Sipas saj, Shqipëria është vendi më i korruptuar dhe se po konkurrojmë Afganistanin dhe Sirinë. Hajdari nuk ka harruar të përmendë se sot asnjë mur nuk ndërtohet pa ryshfet.

“ E dëgjuat kryeministrin. Foli sikur s’ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Sikur s’ka qenë kryetar bashkie e nuk e di ç’bëhet me ndërtimet pa leje. Akuzon për leje jashtë standardi, kate pa leje. etj. Por kush e ka fajin.. e kam unë? Kush e betonizoi Durrësin, kush e mbështeti Vangjush Dakon?  Unë apo kryeministri në foltore. Kush e ka fajin për gënjeshtrat që sot nuk ka parqe nuk ka lodra, janë kthyer në gropa për pallate. Kush e ka fajin për ata?

Apo nuk flet për ata.. po merren me qytetarët që po ndërtojnë 4 kate pa leje . Po ky është skandal. Ke një vit që endesh në Evropë e merresh me egoizmin tënd, që s’ka mbarim. Bën foto me Merkel, e të tjerë. Nuk ke të ngopur, do të tregosh se je lideri suprem i këtij vendi.

Mendon se këto takime do i ndryshojnë jetën qytetarëve. Janë ambicie personale që s’kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve sot.”-tha Hajdari/Fjala.al