Shqiptari i bllokuar në Wuhan, evakuohet nga Turqia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas shqiptar që ndodhet i bllokuar në Wuhan të Kinës, epiqendra e koronavirusit vdekjeprurës, pritet të evakuohet nga autoritetet turke. Turqia do të dërgojë atje një avion mallrash për të larguar shtetasit e saj, ndërkohë që ka marrë përsipër edhe evakuimin e qytetarëve të vendeve të afërta.

Përveç 34 turqve dhe shqiptarit, në të njëjtin avion do të merren edhe shtatë shtetas të Gjeorgjisë dhe shtatë të Azerbajxhanit, pasi t’i jenë nënshtruar kontrolleve të hollësishme shëndetësore në kushte të karantinës.

Në bordin e avionit turk do të udhëtojë edhe personeli shëndetësor me përvojë me sëmundjet infektive.

170 është numri i viktimave si pasojë e koronavirusit, ndërsa mbi 7.700 të tjerë janë infektuar. Përveç Kinës, virusi është shfaqur edhe në disa shtete të Azisë, si dhe në Francë e Gjermani.

Të fundit

“Rriten krimet kibernetike”/ Në burgje dominon mosha 21-29 vjeç

Veprat penale u ulën në vitin 2024 por krejt e kundërta ka ndodhur me autorët e dyshuar që u...

“Të armatosur deri në dhëmbë!”/ Mbërrin në Mesdhe flota më e madhe britanike

Luftanija britanike HMS Prince of Wales, është fotografuar për herë të parë duke udhëhequr një nga flotat më të fuqishme në historinë e kohëve...

“Rinovon” Lara Colturi, përfaqëson Shqipërinë edhe për 1 vit

Pak ditë më parë lajmi se skiatorja Lara Colturi  kishte shprehur dëshirën që të garonte në të ardhmen për Italinë, trazoi ambjentin në vendin...

Nis edicioni i 5 i Turneut Universitar të Sportit, pjesmarrës 1200 studentë

Me pjesëmarrjen e 1200 studentëve nga 30 universitete të vendit, ka nisur në Tiranë, edicioni i 5-të i turneut Universitar të Sporteve. Të rinjtë përveç leksioneve...

Rama me të rinjtë/ Hapim shkollë të re teknologjie te Piramida, e inaugurojmë me Macron!

“Mbështetja për të rinjtë dhe programin e teknologjisë, nuk do të mungojë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë...

Lajme të tjera

Web TV