Zbulohet tuneli më i gjatë ndonjëherë në kufirin Meksikë-SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjentët federal në SHBA, kanë zbuluar një tunel që shërbente për kontrabandën e drogës. Tuneli shtrihet rreth tre të katërtat e një milje, më i gjati i zbuluar ndonjëherë përgjatë kufirit Meksikë-SHBA.

Tuneli fillon në Tijuana, Meksikë, vetëm rreth 250 metra në jug të kufirit dhe përfundon në San Diego, Kaliforni.

Ai është i pajisur me ventilim ajri, energji elektrike, një sistem të gjatë hekurudhor me karrocë dhe madje ka një ashensor në secilën hyrje.

“Sofistikimi i këtij tuneli tregon burimet monetare të kartelave”, tha agjenti special i administratës i anti-drogës, John W. Callery në një deklaratë ditën e djeshme.

“Megjithëse kartelat vazhdojnë të përdorin burimet e tyre për të thyer kufirin tonë, DEA dhe partnerët në Task Force Tunnel do të vazhdojnë të sigurohen që thyerja e kufirit do të dështojë.”, shtoi ai.

Po sipas mediave të huaja, deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar dhe nuk është gjetur asnjë sasi droge. Gjithashtu autoritetet nuk kanë thënë se për kë dyshojnë që mund të jetë ndërtuesi i tunelit.

Por karteli Sinaloa i Meksikës, i përshkruar nga qeveria amerikane si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë, vepron në këtë zonë.

Themeluesi dhe udhëheqësi i saj për një kohë të gjatë, Joaquin “El Chapo” Guzman, po vuan një burg me jetë në SHBA./Fjala.al

https://streamable.com/n1s55

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV