Investimet, Presidenti i AmCham: Shqipëria e ka humbur konkurueshmërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka humbur konkurueshmërinë me vendet e rajonit. Bizneset zgjedhin të çojnë kapitalet e tyre në Mal të Zi dhe në Serbi.  Kjo është bërë e ditur nga Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Tiranës II. Jaço theksoi se tërheqja e investimeve është më e rëndësishme se kurrë për Shqipërinë.

“Investimet krijojnë tregje të reja pune, mundësi biznesi dhe rrisin konkurencën. Por ato janë bërë edhe më kritike se kurrë, për arsye të reduktimit të pritshëm të 2 projekteve të mëdha TAP dhe Devoll – si dhe pasojave të tërmetit, i cili sipas reagimeve që ne kemi marrë nga anëtarët tanë do të ndikojë në uljen e shpenzimeve konsumatore si dhe reduktimin e të ardhurave” u shpreh ai. Presidenti i AmCham tha se, nisur nga kjo situatë është e rëndësishme që të analizohet se sa e aftë është Shqipëria për të tërhequr investitorë të huaj.

Për këtë çështje, Jaço u ndal tek performanca e Shqipërisë në nivel rajonal sa i përket thithjes së investimeve duke i’u referuar këtu edhe raportit të fundit të Bankës Botërore “Doing Business”, “Investitori tipik i interesuar për Ballkanin merr një vendim se në cilin nga vendet duhet të vendoset për të mbuluar rajonin. Vendi në të cilin ai vendoset merr dhe pjesën kryesore të investimit.

Nëse shohim renditjen krahasuar me vendet e rajonit: Shqipëria është e 82-ta në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjës e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lartë. Mali i Zi renditet i 50-ti, Kosova e 57-ta, Serbia në vendin e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Pra, është Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Këtu ne dështojmë. Reforma për Investimet është e rëndësishme, jo vetëm sepse renditemi të fundit në rajon por ajo është thelbësore për potencialet e mëdha që ne kemi dhe që investitorët mund të shfrytëzojnë. Ne mendojmë se Shqipëria mund të bëhet lider për investimet e huaja në rajon dhe që të bëhet e tillë, kjo reformë është jetike”- tha Presidenti i AmCham.

Lexo edhe :  Trump vendos tarifa prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit

 

.

Të fundit

Shqipëria emeton Eurobondin 10-vjeçar, Rama: Ky ishte emetimi më i suksesshëm

Sapo morëm dritën jeshile se mund ta ndajmë me opinionin publik. Ky është emetimi më i suksesshëm ndonjëherë për...

FOTO/ Luiz Ejlli i bën dhuratën e veçantë Kiarës për Shën Valentin

     Nuk kishte si çifti i njohur dhe shumëpreferuar i publikut shqiptar, Luiz Ejlli e Kiara Tito të mos na surprizonin me momente të ëmbla...

Besnik deri në vitin 2030-të, superylli i kombëtares gjermane rinovon me Bayernin

Mesfushori Jamal Musiala ka rinovuar kontratën me Bayernin. Pavarësisht ofertave nga klube të tjera, 21-vjeçari do të qëndrojë në Mynih deri në vitin 2030. Lajmi...

Rama udhëton drejt Gjermanisë, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih (MSC) ka filluar sot në Gjermani, duke sjellë dhjetëra liderë politikë nga e gjithë bota për të...

Alarm në Laç/ Fëmija shfaq shenja të dizenterisë në kopsht, mobilizohen autoritetet

Një rast i një fëmije me temperaturë në qytetin e Laçit ka ngritur shqetësimin e drejtuesve të kopshtit nr. 1. Fëmija kishte shfaqur temperaturë për...

Lajme të tjera

Web TV