Kontrolli i parave të kompanive “off shore”, Denaj zbardh skemën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të marrë informacion për bizneset  që investojnë në vendin tonë dhe janë të regjistruar në parajsat fiskale. Ministrja e Financave Anila Denaj bën të ditur se pas miratimit të ligjit do të ashpërsohet lufta kundër evazionit fiskal ajo për parandalimin e pastrimit të parave të pista.

“Miratimi në Kuvend i projektligjit mbi Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare krijon kuadrin e nevojshëm ligjor dhe i hap rrugën shkëmbimit të informacioneve mbi llogaritë “off shore”.  Kjo nismë ligjore na ndihmon në luftën kundër evazionit fiskal dhe parandalimit të pastrimit të parave dhe bën realitet disa nga pritshmëritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë. Në prezantimin tim para deputetëve theksova se sistemi i këmbimit automatik të informacionit do të:  ofrojë kontroll më të mirë të marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë, sigurojë verifikim të të ardhurave të tatimpaguesve,  ulë evazionin fiskal”. shkruan Denaj në profilin e saj në Facebook.

Sipas ministres rritja e integritetit të sistemeve, mbi të gjitha atyre tatimore, është interes i përbashkët i Shqipërisë dhe partnerëve tanë strategjikë. “Qeveria Shqiptare bashkëpunon me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian dhe zbaton 41 marrëveshje të ratifikuara nga Kuvendi për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal”-shkruan Denaj.

Të fundit

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kërcënojnë Izraelin: Nuk do rrimë duarkryq

Udhëheqësit e Britanisë , Francës dhe Kanadasë paralajmëruan sot se vendet e tyre “nuk do të rrinë duarkryq” përballë...

“Askush nuk na ndalon”, Izraeli merr nën kontroll Rripin e Gazës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar se Izraeli do të marrë kontrollin e “të gjithë territorit” të Rripit të Gazës. Ushtria izraelite, e cila...

Takimi në 1978 me Kadri Hazbiun në Luaras- Si e shpëtoi babanë tim nga verbimi

Pergatiti Artur Ajazi Nëse çobani patriot Lake Luarasi, nuk do të kishte takuar rastësisht Kadri Hazbiun në malet e Luarasit pranverën e vitit 1978, ai...

“Bien aplikimet e shqiptarëve për azil”- Eurostat: Në janar dhe shkurt vetëm 980 kërkesa

Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme në shtetet e Bashkimit Europian (BE) kanë vijuar tendencën rënëse të fortë edhe në dy muajt...

Atentat me armë zjarri, ekzekutohet një i ri në Durrës

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Durrës. Mësohet se është vrarë në një atentat me armë zjarri Ermir Dedja, i...

Lajme të tjera

Web TV