Hyn në fuqi ligji për bizneset e bregdetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detyrim për impiant të trajtimit të ujërave

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar tashmë standardet e trajtimit të ujërave të ndotura, për të gjitha subjektet e shërbimit apo akomodimit që operojnë pranë njësive të plazheve.

Ligji i botuar tashmë në fletoren zyrtare detyron të gjitha këto struktura ashtu sikundër edhe subjektet e reja të pajisura me leje ndërtimi që të instalojnë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura. Sipas specifikimit të tij, bëhet fjalë për një lloj teknologjie trajtimi me llumit aktiv.

Lidhur me këtë impiant, ministria ka parashikuar edhe parametrat që instalimi nëntokësor duhet të përmbajë në mënyrë që të mos krijojë problematika mjedisore. Më pas, ujërat e trajtuara do të depozitohen në një pusetë kontrolli, e cila do të përdoret për marrjen e kampioneve për testet e cilësisë së ujit nga Task Forca.

Pas trajtimit, ujërat do të shkarkohen në rrjetin publik të ujërave të ndotura urbane për t’u dërguar më pas te kolektori ose rrjeti më i afërt. Për shkelësit, masa e gjobave varion sipas kategorisë që i përket subjekti. Vlera e tyre është parashikuar nga 1.5 milionë Lekë, në 2.65 milionë Lekë./O.S

Të fundit

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Lajme të tjera

Web TV