Mosmarrëveshjet për pagesat do të zgjidhen nga Banka e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mosmarrëveshjet ndërmjet ofruesve të pagesave dhe klientëve do të shqyrtohen për zgjidhje nga një njësi e veçantë në Bankën e Shqipërisë. Zgjidhja e konflikteve nga banka është parashikuar në projektligjin e ri për Pagesat, i cili është depozituar në Kuvendi.  Drafti përcakton si një çështjet më të rëndësishme të trajtuara krijimi i procedurave të shqyrtimit alternativ të mosmarrëveshjeve.

Në këtë kuadër, bazuar në rekomandimet e direktivës, si një hap të parë drejt mbrojtjes së konsumatorëve, në nenin 92, parashikohet krijimi i një njësie të veçantë (ZAM) brenda Bankës së Shqipërisë, e cila do ketë detyrën e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve të lindura ndërmjet klientëve dhe ofruesve të shërbimeve të pagesave.

Sipas shpjegimeve të Bankës së Shqipërisë është vlerësuar që kjo njësi të shqyrtojë mosmarrëveshjet vetëm të konsumatorëve dhe të mikrondërmarjeve, në cilësinë e klientit, duke përjashtuar mosmarrëveshjet e biznesit.

Banka e Shqipërisë ka detyrimin të krijojë ZAM-në dhe të miratojë procedurat përkatëse që do të nevojiten për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të cilat do të publikohen, në mënyrë që ofruesit dhe klientët e tyre të jenë në dijeni të plotë të hapave që duhen ndjekur përpara se të fillojë shqyrtimi i mosmarrëveshjeve nga ana tjetër,.

Projektligji trajton të gjitha detyrimet dhe afatet përkatëse që kanë ofruesit kundrejt klientëve të tyre në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë rrugës gjyqësore. Neni 94 i, projektligjit, përcakton sanksionet që Banka e Shqipërisë, si autoritet mbikëqyrës, ka të drejtë të vendosë ndaj institucionit të pagesave në rast konstatimi shkeljesh të dispozitave të këtij ligji. Këto sanksione përcaktohen si kundërvajtje administrative, me qëllim ndërprerjen e shkeljes dhe/ose ndreqjen e pasojave të shkeljes.

Përveç gjobave janë përcaktuar edhe sanksione të tjera, të tilla si revokimi ose pezullimi i licencës në raste të caktuara. Gjobat janë tituj ekzekutivë dhe me ekzekutimin e tyre ngarkohet Zyra e Përmbarimit. Banka e Shqipërisë detyrohet të publikojë në faqen zyrtare të internetit sanksionet e vendosura për shkelje. Publikimi bëhet menjëherë pasi personi, ndaj të cilit është vendosur sanksioni, të jetë informuar për atë sanksion, duke përfshirë informacione për llojin e natyrën e shkeljes dhe identitetin e individit apo personit juridik mbi të cilin është vendosur sanksioni.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV