Pengmarrja e Prengës/ 5 në qeli, 10 në kërkim dhe 4 të arrestuar në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas arrestimit në operacionin ‘Restorti’ të 5 personave, të cilët janë dënuar me burg nga gjykata shqiptare, për pengmarrjen e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz, policia ka shpallur në kërkim edhe 10 persona të tjerë me urdhër të prokurorisë.

Ndër personat më të kërkuar, të cilët cilësohen si të më të rrezikshmit janë Dritan Rexhepi nga Vlora, i cili ndodhet i burgosur në Ekuador, Gentian Doçi nga Dukagjini i Shkodrës i cili cilësohet si njëri nga porositësit e kokainës nga Anglia,  Gentian ose Nik Bleta nga Shkodra, M.Bajri nga Shkodra dhe Altin Hajri nga Shijaku.

Veç këtyre pesë emrave mësohet se në kërkim janë shpallur dhe pesë persona të tjerë, që janë përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Për pengmarrjen e Jan Prengrës janë vendosur në dijeni dhe autoritetet angleze, të cilat falë përgjimeve të kryera për trafikun e kokainës, kanë kuptuar se konflikti i lindur mes bandave, ka sjellë në marrjen peng të 49-vjeçarit Jan Prenga, i cili rezulton i zhdukur nga grupet kriminale.

Sipas burimeve jo zyrtare mësohet se në Angli janë arrestuar 4 persona, ndërsa një shtetas anglez është shpallur në kërkim. Nga ana tjetër, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, Gëzim Shullani dhe një shtetas rumun si dhe një person tjetër me emrin Xhuljano, janë arrestuar nga policia angleze./Fjala.al/

Personat e arrestuar në Shqipëri

Leonard Hajri

Bajram Hajri

Elton Hajri

Festim Bexhdili

Olsi Turja

Në kërkim

Dritan Rexhepi

Gentian Doçi

Gentian ose Nik Bleta

M.Bajri

Altin Hajri

5 persona të tjerë në kërkim

Në Angli

Astrit Prendi

Gëzim Shullani

Xhuljano

Dhe një Rumun

Në kërkim

Një shtetas Anglez

Të fundit

Ish-futbollisti “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

"Çekiçi 14", Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama...

Stuhia e dëborës godet Australinë!

Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndërsa moti i keq goditi kontinentin gjatë fundjavës. Autoritetet njoftuan se reshjet...

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në Kumanovë, gjatë ndjeshjes së Basketbollit...

Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i fundit që të aplikojnë për...

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i cili u rrëzua në det...

Lajme të tjera

Web TV