Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rrëmbimi i Prengës/Kush është Gramoz Rexhepi, emri proverbial i krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/ 

U desh të ndodhte një krim makabër në vendin tonë, që sërish në skenë të dilte emri proverbial i krimit; Gramoz Rexhepi. Djali nga Velça e Vlorës është tashmë ne regjistrat e policisë dhe të prokurorisë si personi që ka kërkuar marrjen peng të Dodë Prengës. Policia dhe prokuroria kanë nxjerrë disa të dhëna komprometuese nëpër media në lidhje me implikimin e 40-vjeçarit në një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura dekadën e fundit në vendin tonë. Ata pretendojnë se ka qenë porosi e tij e transmetuar nëpërmjet një mikut të tij shkodran, që ka përfunduar në duart e dinastisë së heroinës që kryesohet nga Altin Hajri në Shijak.

Dodë Prenga,i zhdukuri

Mirëpo, ndërsa policia ka humbur gjurmët e vëllezërve Hajri, të etiketuar si truri i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së trupit të Dodë (Jan) Prengës, tashmë ngjarja është shpërndarë në disa shtete dhe banda. Astrit Prenga, është vëllai i personit të zhdukur që pretendohet që ka qenë edhe shkaku dhe motivi kryesor i asaj porosie, ndërsa në burg në Angli gjendet edhe vëllai tjetër i tyre, Ndreka! Ai është ndaluar para tri vitesh bashkë me dy shqiptarë të tjerë konkretisht për trafik kokaine. Ndërkohë nuk dihet ende se cila ka qenë lidhja mes djemve të familjes Prenga, me Gramoz Rexhepin dhe kapot e heroinës me në krye Hajrajt!

Po kush është Gramoz (Dritan) Rexhepi, vlonjati që përgojohet si një prej njerëzve më me influencë në botën e krimit vendas e jo vetëm. I izoluar në Ekuador prej 6 vitesh, ai vazhdon të përbëjë lajm, sa herë një indicie kërkimore, hetimore apo edhe mediatike lidhet me emrin e tij. Në fakt, emri i Rexhepit, përveç një morie të pafund ngjarjesh, lidhet edhe me një ekzekutim të bujshëm të bërë në Tiranë pak vite më parë. Policia u përpoq ta përjashtonte emrin e tij si porositës të atij atentati të bujshëm që tronditi vendin, por ishin një sërë të dhënash që vinin nga Vlora që e implikonin Gramozin në atë histori!

Arrestimi në Ekuador, 2014!

Me identitet tjetër dhe pamje shumë të ndryshuar nga ato që ishin servirur tek agjencitë e kërkimit të Interpolit në të gjithë botën, Gramoz Rexhepi ka qëndruar për më shumë se një muaj në burg, i paidentifikuar. Ai është arrestuar në fundin e qershorit të 2014-s në Quito të Ekuadorit, në një superoperacion policor vendas, të cilët sekuestruan sasinë prej 278 kilogramëve kokainë. Në atë operacion u tha se personat që transportonin lëndën e kushtueshme ishin me kombësi të ndryshme, ku u tha se mes tyre kishte edhe vendas. Transportuesit u vunë në pranga dhe u mbajtën në Ekuador, ndërsa Interpolit iu dhanë të dhënat e personave të huaj që ishin prangosur dhe gjendeshin në burgjet e tyre. Interpol nisi verifikimet, duke kërkuar ndihmën e të gjitha vendeve. Mirëpo, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, bëhej me dije se bashkë me Gramozin ishte ndaluar në Quito edhe i ati i tij, Pelivan Rexhepi, 67 vjeç. Aso kohe një reagim i motrës së Gramozit për gjithçka kishte ndodhur me zhurmën që mbartte emri i tij, tregoi se i ati nuk ishte i arrestuar. Në Ekuador ishte kapur një person tjetër me pasaportën e tij. Ai e kishte denoncuar humbjen e mjetit të identifikimit në policinë e Vlorës por policia në fakt asnjëherë nuk e bëri publik këtë denoncim.

Deklarata e Interpolit

Asokohe u tha se: “Arrestimi dhe identifikimi pozitiv në Ekuador i shtetasit Dritan Rexhepi, subjekt i disa ‘Kartelave të Kuqe’ për individë të kërkuar në nivel ndërkombëtar dhe objektiv i Operacionit global të Interpol- it për personat në kërkim, është përshëndetur nga organi policor botëror, për bashkëpunimin ndërkombëtar INTERPOL. Shtetasi shqiptar, 34 vjeç, është arratisur nga dhomat e paraburgimit në Durrës në vitin 2006 pasi ishte arrestuar për vrasjen me paramendim të një punonjësi policie dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë vepër më pas është dënuar me 25 vjet burg. Pas një seri ekstradimesh, pas arrestimit në Holandë në vitin 2008, Rexhepi është përfshirë gjithashtu në arratisje nga burgu në Itali dhe Belgjikë ku vuante dënimet për trafik droge dhënë në Itali dhe vjedhje me dhunë në Belgjikë. Me kërkesë të Shqipërisë, Italisë dhe Belgjikës, Rexhepi është subjekt i tri ‘Kartelave të Kuqe’ të INTERPOL dhe objekt i Operacionit të INTERPOL’Infra-Red në vitin 2012. Në fund të muajit qershor, pas një operacioni policor antidrogë, organizuar nga policia ekuadoriane në Quito, i kërkuari shqiptar, duke përdorur identitet të rremë, ishte një nga personat e arrestuar në posedim të 278 kg kokaine”.

Kush është vlonjati i superkërkuar 

Emri i Gramoz Rexhepit, u mësua në pranverën e 12 viteve më parë. Ishte diku ora 10.00 kur policia e Tiranës do të publikonte me bujë fort të madhe arrestimin e dy vrasësve me pagesë. Dy personat që u konsideruan të tillë, pinin kafenë e mëngjesit në hollin e një prej hoteleve më të mëdha dhe më të njohura në vend, pikërisht në “Hotel Tirana”. Nën masa të rrepta sigurie, dy të arrestuarit, të cilët u thanë se ishin të armatosur me nga dy pistoleta, u dërguan në komisariatin e Policisë në Durrës. Përgjatë asaj dite u bë me dije se djemtë, njëri prej të cilëve ishte edhe student i Juridikut, akuzoheshin se kishin vrarë me pagesë në vitin 1998 dy punonjës policie në Fushë-Krujë.

Dy djemtë i lanë në komisariat me qëllim që dy ditë më pas të shoqëroheshin për në Gjykatë ku do të njiheshin edhe me masat e sigurisë. Mirëpo, atë ditë, në mbrëmje, Gramoz Rexhepi mundet të përfitojë nga hutimi i efektivëve që duhej t`i ruanin të prangosurit, të cilët kishin vendosur t`iu linin dyert hapur me qëllim komunikimin me njëri-tjetrin. Gramozi gjen momentin e përshtatshëm, ndryshon xhupin, duke e kthyer anën e brendshme për të jashtme, dhe niset në drejtim të daljes. Në dalje gjen edhe një dosje të lënë aty. E merr nën krah dhe përshëndetet me oficerin e rojës, i cili i hap rrugë duke e ngatërruar me ndonjë oficer që kishte ardhur për të marrë në pyetje dy të arrestuarit. Policia e Shtetit u vu në alarm për ditë me radhë, por 26-vjeçari nuk u arrestua asnjëherë më prej tyre.

Lexo edhe :  “Jam një nga njerëzit më të interesuar që të zbardhet 21 Janari”, Topi: Gati të rrëfehem

Akuzat

Gramoz Rexhepi vijon të konsiderohet personi që i ka marrë jetën njërit nga dy policët e Fushë-Krujës, të vrarë në vitin 1998. Prokuroria ka bërë fajtor pikërisht Rexhepin, edhe pse në kohën e vrasjes së punonjësve të policisë vlonjati nuk i kishte mbushur ende 18 vjeç. Ai është shpallur fajtor nga Gjykata, ndërsa kurdo që do të kryhet ekstradimi i tij, ai do të vuajë dënimin për këtë akt në burgjet tona. Mirëpo, me emrin e Gramoz Rexhepit janë dokumentuar dhjetëra akuza nga disa shtete të Europës: Italia, Holanda, Belgjika, Spanja, Anglia dhe Ekuadori.

Drejtësitë e këtyre vendeve e akuzojnë shqiptarin, për trafik ndërkombëtar droge, për grabitje me armë, për trafiqe të ndryshme, për grabitje bankash dhe sigurisht që edhe për arratisje, pasi është arratisur nga tri burgje të ndryshme. Emri i tij u publikua në fillim të vitit 2014 nga mediet spanjolle si një ndër dhjetë personat më të kërkuar të policisë spanjolle, ndërsa ‘Scotland Yard’, menjëherë pas publikimit të emrit të tij nga policia spanjolle, lëshoi alarmin se shqiptari i shumëkërkuar dyshohet se gjendet në Britani. Policia vendase publikoi fotot dhe të dhënat e 17 të huajve më të rrezikshëm që gjendeshin në tokën e tyre, duke lënë në dispozicion të qytetarëve edhe numrin e telefonit ku mund të jepnin informacion mbi vendndodhjen e personave që përbënin një rrezik serioz për jetën e tyre. Një ndër këta të rrezikshëm ishte pikërisht shqiptari Rexhepi.

Arratitë e Gramoz Rexhepit, nga Durrësi deri në Katalonjë 

Pas ikjes spektakolare nga komisariati i Durrësit, emri i Gramoz Rexhepit shfaqej në medie vetëm atëherë kur policitë e Europës bënin me dije se kanë vënë në pranga të shumëkërkuarin e policisë shqiptare. Por brenda dy tre muajve nga arrestimi i tij, të gjitha policitë bënin edhe njëherë publik faktin se shqiptari është arratisur nga burgjet, ku në fakt në Itali u arratis nga një prej burgjeve me sigurinë më të madhe në të gjithë vendin. Shqiptari Gramoz Rexhepi, u arrestua në Itali, pasi e kërkonte Holanda për trafik droge, pas arratisë u arrestua në Belgjikë, ndërkohë që pas arratisjes nga një burg i sigurisë së ulët në Antverp, ai arrestohet në Barcelonë. Nga aty nuk dihet asnjë e dhënë se si ka mundur që shqiptari, emri i të cilit lakohet si ndër më të rrezikshmit e Europës, të jetë larguar nga duart e drejtësisë së Katalonjës.

Arratisja nga ‘Pavia’

Ishte 17 marsi 2011 kur policia italiane vihet në alarm për arratisjen e tre personave mjaft të rrezikshëm nga burgu i sigurisë së lartë të Vogeras. Pas identifikimit të tre ta arratisurve dhe nisjes së kërkimit për të rënë në gjurmët e tyre, në sistemin e burgjeve në Itali u bënë shkarkime drastike, ndërsa dëshmitarë okular të arratisë së shqiptarëve, publikonin detaje që kishin të bënin me përballjen me të burgosurit e ikur nga burgu. Policia italiane njoftoi atë natë vonë se personat që kishin ikur ishin Dritan Rexhepi, Ylli Ndoji dhe Leonard Myrtaj, që të tre të akuzuar për krime të rënda. Myrtaj u arrestua pak kohë më vonë në Vlorë, ndërsa Rexhepi u arrestua më vonë në Barcelonë.

Prangosja

Ndërsa Barcelona, mbrëmjen e 29 majit gjendej në delir për suksesin e skuadrës së saj në “Champions League”, grabitja e një banke alarmon policinë katalanase. Skuadra operacionale vihet në lëvizje dhe informacionet e shumta i dërgojnë te një grup të huajsh, që ishin të vendosur në një prej zonave më luksoze të Barcelonës. Pamjet filmike të bankës së grabitur kishin fiksuar fytyrën e atij që padyshim mund të quhet një ndër shqiptarët më të kërkuar të Interpolit të katër shteteve aso kohe. Gjurmimi nxjerr në plan të parë emrin e djalit nga Vlora, 31-vjeçarit Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili rezultonte i kërkuar nga Belgjika, Holanda, Italia dhe Shqipëria. Vlonjati i arratisur nga burgu i sigurisë së lartë të Pavias jetonte në Castelldefels, zonë në të cilën arriti të kryente edhe grabitjen sipas policisë vendase. U tha se bashkë me të u prangosen edhe 5 vlonjatë të tjerë.

Arratisja nga Belgjika

Autoritetet belge e arrestuan shqiptarin dhe e dërguan të qëndronte në burgun e Merksplas në Antverp, në tetor të vitit 2011. Rexhepi që kishte provuar të arratisej nga burg i sigurisë së lartë, aty e kishte fare të thjeshtë, pasi burgu ruhej vetëm nga dy persona. Në fakt shqiptarit nuk i kishin vënë rëndësi, pasi ishin në pritje të ekstradimit të tij në drejtim të Italisë. Autoritetet e drejtësisë vendase saktësuan se burgu ku ishte strehuar Rexhepi është një nga më të vjetrit në Belgjikë dhe nuk konsiderohet i përshtatshëm për kriminelët serioze. “Ka vetëm dy roje të pranishëm për 120 persona, kështu që mundësia e arratisjes është shumë e lartë”-thuhej në raportin e Ministrisë së Drejtësisë pas arratisjes.

Të fundit

JLo u kërkon falje fansave: “Komentet e tyre më bënë të qaja”

Në një intervistë në The Graham Norton Show, këngëtarja u kërkoi falje të gjithë fansave të saj për anulimin...

Cili është më i dëmshëm, sheqeri apo kripa?

Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me mjaft probleme shëndetësore. Gjithmonë na këshillohet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por...

Pas dashurisë Heidi heq dorë dhe nga fama, çfarë e mban akoma në Tiranë

Lajmi i largimit të Heidit nga Shqipëria vulosi njëherë e mirë edhe ndarjen nga Romeo. Çifti, i cili shumë shpejt u shndërrua i preferuar...

Pse njerëzit që vuajnë nga artriti ndiejnë më shumë dhimbje gjatë ditëve me shi

Një studim i Universitetit të Manchesterit ka konfirmuar se njerëzit që vuajnë nga probleme shëndetësore afatgjatë, siç është artriti, ndiejnë më shumë dhimbje gjatë...

I përfshirë në trafikun e kokainës, arrestohet kryeinspektori i policisë në Madrid

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar kreun e Seksionit të UDEF për Krimet Ekonomike dhe Pastrimin e Parave të Policisë së Madridit, Óscar Sánchez Gil  dhe...

Lajme të tjera

Web TV