Tension te Partizani, Gaz Demi gjobit gjithë skuadrën pas humbjes në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbja 3-0 kundër Besëlidhjes në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ka tensionuar situatën në klubin e Partizanit. Drejtuesit e klubit kanë thirrur dje një mbledhje urgjente me futbollistët dhe stafin teknik, ku është analizuar ecuria e skuadrës në këtë fillim të pjesës së dytë të sezonit, që e gjen Partizanin pranë dështimit në të dyja kompeticionet, kampionat dhe kupë.

Humbja 3-0 me Besëlidhjen ka bërë që të mbushet kupa te kampionët, ndaj menjëherë është kërkuar një mbledhje urgjente e cila është

“Panorama Sport” raporton se mbledhja është zhvilluar me tone të larta, kritika dhe me ndëshkime financiare, ku nuk është kursyer askush, që nga punëtorët, lojtarët dhe stafi. Motivacioni i kësaj mase, që është komunikuar nga presidenti ka qenë për mungesë impenjimi dhe angazhimi.

Të pranishëm në mbledhje kanë qenë presidenti Gaz Demi, drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, futbollistët dhe të gjitha stafet e skuadrës. Demi vënë ultimatum që kthesa të vijë menjëherë, në mënyrë që masat të mos përshkallëzohen. Presidenti ua ka bërë të qartë lojtarëve, që projekti me Sormanin është afatgjatë dhe fati i tyre sportiv varet vetëm nga trajneri italian.

Të fundit

Rama: Problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për draftin e ri të Kodit Penal, duke i cilësuar alarmet për...

“Shqipëria diktaturë autoritare”/ Berisha: Droga është forca lëvizëse, vendos për çdo gjë

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar akuzat e ashpra ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “diktaturë autoritare”, ku sipas tij, droga...

31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë

Qendra Kombëtare e Biznesit përmes një njoftimi ka bërë me dije se 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor para se të mbaronte afati i përcaktuar. Sipas statistikave...

Krimet elektorale, PD “heton” dumanin në shtator, Berisha tregon planin

Në derën e prokurorisë së posaçme Sali Berisha bëri të ditur edhe aksionin e parë të opozitës në Kuvend duke paralajmëruar ngritjen e një...

“Zgjedhjet ishin farsë”, Bardhi: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot një video denoncuese nga një qendër votimi në Fier në zgjedhjet e 11 majit, ku...

Lajme të tjera

Web TV