VIP-at e ‘çmendën’ me kërkesat për “photoshop”, Endrit Mërtiri u bën ‘block’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fotografi I njohur shqiptar, Endrit Mërtiri ka deklaruar në emisonin “Wake Up” se ai ka hequr dorë nga realizimi i seteve fotografike me një pjesë e VIP-ve shqiptarë.

Mërtiri tha se ato i ndërhyjnë i kërkojnë shumë photoshop në foto dhe i ndërhyjnë në gjithçka.

“Jam shkëputur nga personazhet. Me modelet ti tregon artin tënd, dëshirat e tua, çfarë ti do të bësh. Ndërsa me personazhet, shumica, jo të gjithë, të ndërhyjnë te veshja, ndërhyjnë te grimi, tek pozat, ndërhyjnë dhe në post produksion dhe detyrohesh që fotot të mos i postosh fare pasi ke bërë çfarë ata kanë dashur dhe në fund të fundit, publiku ka të drejtë që thotë ‘sa shumë photoshop’ ose ‘nuk njihet’. Kjo është diçka që hyn automatikisht te profesionalizmi. Publiku është mjaftueshëm i zgjuar, disa gjëra i dallon. Të nxjerrin nga profesionalizmi jot dhe ti pastaj mundohesh ta bësh setin vetëm sepse nuk do t’ia prishësh ose nuk do ta mërzisësh,”- tregoi ai.

“Ndonjëherë edhe ai perfeksioni aq shumë i kërkuar është diçka që i ka lodhur njerëzit, të gjithë duam të dukemi bukur, të dukemi mirë por ka disa limite që është mirë ti respektojnë të gjithë,”– shtoi ai.

Pavarësisht udhëtimeve të shumta jashtë, Mërtiri ka vendosur të mos largohet nga Shqipëria dhe arsyeja që e mban këtu është familja e tij.
Ai rrëfeu se nuk e përballon dot largësinë nga vëllai e prindërit.

“Familja më mban në Shqipëri. Nuk jam mësuar të rri larg tyre. Largësia është diçka që nuk e përballoj dot. Jam i lidhur shumë me vëllain dhe prindërit,”- u shpreh Endriti.

Ndërsa shtoi se njerëzit janë të lodhur nga perfeksionizmi.

Lexo edhe :  Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

“Ndonjëherë edhe ai perfeksioni aq shumë i kërkuar është diçka që i ka lodhur njerëzit, të gjithë duam të dukemi bukur, të dukemi mirë por ka disa limite që është mirë ti respektojnë të gjithë,”– shtoi ai.

Të fundit

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

“Partitë e reja janë plani i Ramës sipas modelit serb: opozitë me 7-8 parti”

Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të...

“KQZ levë e qeverisë, noter për epshet elektorale të Ramës”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi publikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është thjesht noteri i Kryeministrit Edi Rama, pasi certifikoi...

Lajme të tjera

Web TV