Vodhi 15000 lekë në një biznes, arrestohet dibrani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar nga Dibra është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka vjedhur orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një biznes në Peshkopi.

Pas informacioneve të grumbulluara nga policia për 26-vjeçarin J. B, efektivët e komisariatit të Dibrës kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

https://streamable.com/oz22d

Njoftimi Policisë:

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Zbardhen 2 vjedhje të ndodhura më parë, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Si rezultat i punës së mirë organizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. B., 26 vjeç, banues në Dibër.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë.

Vijon puna edhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme./Fjala.al

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV