Indi/Ekzekutohet pengmarrësi i 23 fëmijëve, banorët i vrasin gruan me gurë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i cili mbajti peng 23 fëmijë pasi i kishte ftuar në një festë të rreme që organizoi për vajzën e tij, u vra nga policia në veri të Indisë. Gjatë një konference për shtyp, autoritetet treguan se si Subhash Batham i ftoi fëmijët në shtëpinë e tij në fshatin Kasaria në Farrukhabad, me pretekstin se do të organizonte një festë për vajzën e tij 1 vjeçare, por më pas i mbylli fëmijët brenda në shtëpi. Fëmijët që u morën peng ishin nga 6 deri 10 vjeç, shkruan CNN.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se u ekzekutua nga policia gjatë operacionit për shpëtimin e fëmijëve ku u përfshi dhe ekipi i antiterrorit. Pengmarrësi kërkonte një shumë të majme parash për secilin fëmijë, 10 milion rupi indiane ose 140.000 mijë dollarë, si dhe të rrëzoheshin të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Policia negocioi 8 orë për shpëtimin e fëmijëve por më pas ata kuptuan se pengmarrësi kishte armë dhe eksplozivë. E vetmja mënyrë për të shpëtuar fëmijët ishte ekzekutimi i tij, tha policia në fund të deklaratës.

Por si nisi pengmarrja?

Referuar të dhënave që vijnë nga “India Today” bëhet me dije  se rrëmbyesi ishte një person që ishte i akuzuar edhe më parë për një vrasje. Ai nuk fakt ishte lënë i lirë me kusht pasi nuk ishin gjendur prova për ta lënë nën akuzë. Mirëpo, hidhërimi i tij ka qenë kaq i madh ndaj zonës që mendonte që e ka informuar në polici sa bashke me gruan ka sajuar edhe hakmarrjen që do të vinte nga një darkë për fëmijën e tyre të mitur.

Nuk dihet se sa ka qenë bashkëpunimi i gruas së tij në këtë rreng, por policia ka bërë me dije se gruaja ka vdekur pak orë më vonë se sa u vra nga policia Batham. Ajo u nis të largohej nga vendi i pengmarrjes me idenë për t`iu shpëtuar plumbave, por ishin banorët e zonës të cilët e gjuajtën me gurë duke e plagosur rëndë.

Lexo edhe :  Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

India Today saktëson se ajo ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra. Fëmijët janë nxjerrë të gjithë gjallë pasi policia speciale indiane negocioi me të për më shumë se 8 orë dhe për fat ai nisi të gjuante mbi policinë duke harruar fëmijët. Policia bëri me dije se nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur dy polic, një kalimtar dhe kanë vdekur burrë e grua që rrëmbyen fëmijët. N.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV