Ish-deputeti i PS sulmon keq Ermal Mamaqin dhe Edi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Taulant Dedja, ka hedhur akuza të forta drejt autorit të filmit ‘I love Tropoja’ dhe aktorit Edi Rama. Sipas tij as Ermal Mamaqi as Edi Rama nuk i vë dot në diskutim vlerat e Tropojës.

Ai ka shkuar më tej duke e etiketuar kryeministrin Edi Rama si më skandalozin të historisë së shtetit shqiptar. Për ish-deputetin socialist, Ermal Mamaqi nuk do të arrijë kurrë në nivelin e filmave si ‘Kapedani’ apo ‘Çifti i lumtur’.

Reagimi i ish-deputetit socialist:

UNË E DUA VËRTETË TROPOJËN!

Sa herë e sjell rasti të takohem me dikë nga Tropoja që nuk e njoh dhe nuk më njeh i shprehem edhe unë kam origjinë prej andej. Koha qe kam kaluar atje në atë vend të mrekullueshëm (që për nga bukuritë natyrore krahasohet me Zvicrën) në vitet e vështira 1997-1999 dhe mikpritja e veçantë e atyre me të cilët punova dhe bashkëpunova atje, miqësia e tyre e ofruar pa kushte dhe çdo gjë që kujtoj prej asaj kohe unikale më bën sërish ta them me zë të lartë: Po, edhe unë ndihem tropojan dhe e dua vërtetë Tropojën!

Vlerat Tropojës nuk ja vë dot në diskutim as Ermal MF as padroni i tij karagjozi i pacipë Edvin Rama, kryeministri më skandaloz i historisë së shtetit shqiptar. Në fakt Ermal MF nuk do ta kish bërë pa lejen e padronit të tij atë krijim paçavure që kurrë nuk mund të krahasohet me “Kapedanin” apo “Çiftin e lumtur”. Ndaj dhe gishti duhet drejtuar te Edvini. Jam i sigurt që Tropoja do sjellë tash e tutje fundin e pashmangshëm të regjimit bastard që instaloi Edvin Rama!/Fjala.al

Të fundit

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një...

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec. Në përplasjen e fundit janë...

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë...

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe...

Kapet me 11 kg kokainë dhe pistoletë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Policia e Bolonjës ka arrestuar një shtetas shqiptar 34 vjeç, i cili u kap me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri. Shqiptari ishte...

Lajme të tjera

Web TV