Itali/ Shqiptari i merr jetën gruas dhe vetëplagoset me thikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së premtes 31 janar 2020 në Xhenova të Italisë. Një emigrante shqiptare 43 vjeç, e identifikuar si Laureta Zyberi, 43 vjeçe, është gjetur e vdekur në apartamentin ku punonte si pastruese shtëpie në lagjen Marassi të Xhenovës. Pranë trupit të saj pa jetë, është gjetur i plagosur dhe bashkëshorti i saj po shqiptar, Eduart Zyberi 54 vjeç.

Ka qenë pronari i apartamenti ku punonte shqiptarja i cili ka gjetur të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme. Më pas ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore e autoritetet policore. Lajmin e bëjnë të ditur mediet lokale italiane. 40- vjeçarja shqiptar humbi jetën në vendngjarje ndërsa bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë në spitalin San Martino me një plagë të rëndë në stomak.

Po sipas medieve italiane nga hetimet e para mendohet se krimi është kryer me armë të ftohtë. Dyshohet se ka qenë bashkëshorti autori i këtij krimi i cili më pas ka tentuar të vetëvritet. Në apartamentin ku ndodhi ngjarja po kryhen verifikimet e rastit për të zbardhur të gjitha detajet e krimit.

Ky është versioni i parë i kësaj ngjarje tragjike i përcjellë nga mediet italiane deri në pritje që autoritet italiane të dalin me një komunikim zyrtar. Nuk dihet se cili ka qenë motivi i kësaj ngjarjeje, por ka dyshime që burri ka dyshuar për lidhje të bashkëshortes së tij me pronarin e banesës në të cilën ishte e punësuar. Është marrë në pyetje personi që ka lajmëruar policinë, të afërt të çiftit dhe pritet të hidhet dritë mbi ngjarjen e rëndë. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me...

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën në periferinë lindore të Romës...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Lajme të tjera

Web TV