Tatimet, bankat e sigurimet, rrjet të përbashkët të dhënash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve organizoi një takim të zgjeruar njohës dhe orientues me përfaqësues nga Shoqata e Bankave, banka të nivelit të dytë, si edhe Kompanitë e Sigurimit, mbi praktikën që do të ndiqet në zbatim të Ligjit “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”. Informacioni për t’u shkëmbyer përfshin balancat e llogarive financiare në fund të vitit që raportohet, fitimet kapitale (përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare), të raportuara te qeveritë nga institucionet financiare, duke mbuluar llogaritë e mbajtura nga individët dhe entitetet përfshirë trustet dhe fondacionet.

Ligji parashikon që Institucionet Financiare (IF) vetëm për shkëmbimin e parë të informacionit do të raportojnë brenda Korrikut 2020, për llogaritë paraekzistuese deri më 01.01.2019 dhe ato të reja të hapura nga 01.01.2019 deri më 31.12.2019. Raportimet nga IF-të për vitet në vijim do të kryhen brenda muajit Maj.

Institucionet financiare raportuese janë:

Institucionet financiare depozituese, të licencuara nga Banka e Shqipërisë.

Shoqëri të kursim – kreditit, të licencuara nga Banka e Shqipërisë.

Ente investuese, të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit, të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Institucionet financiare në mbledhjen e informacionit duhet të aplikojnë rregullat e vigjilencës së duhur për të identifikuar llogaritë e mbajtura nga të gjithë jo-rezidentët, ndërsa procesi kërkon: ndjekjen e rregullave në mbledhjen, raportimin dhe ruajtjen e të dhënave nga ana e institucioneve financiare, kapacitete IT që të bëjë të mundur shkëmbimin e informacionit, marrjen e masave për të siguruar nivel të lartë të konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave të shkëmbyera.

Në kuadër të Projektit “Shkëmbimi Automatik i Informacionit”, Shqipëria angazhohet që të zbatojë shkëmbimin automatik të informacionit të llogarisë financiare brenda vitit 2020. Ky projekt bazohet në Ligjin Nr. 146/2013, datë 06.05.2013 “Për Ratifikimin e Konventës për Ndihmën Administrative të Ndërsjelltë në Çështjet Tatimore’, i cili në nenin 6 të tij ka parashikuar që vendet shkëmbejnë automatikisht informacionin tatimor si dhe në “Marrëveshjen Shumëpalëshe të Autoriteteve Kompetente për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, nënshkruar më datë 29.10.2014, miratuar me VKM Nr. 178, datë 09.03.2016.

Lexo edhe :  Euro nuk ndal rënien, zbuloni me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Detyrimin për shkëmbimin e informacionit e ka Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), e cila do të mbledhë të dhënat nga institucionet financiare dhe do t’a shkëmbejë atë automatikisht me vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes. DPT do të vijojë takimet konsultative me grupet e interesit mbi risitë që sjell kjo praktikë, ndërsa teknikalitetet do të vijojnë të diskutohen deri në miratimin e akteve përkatëse nënligjore, brenda tre muajve nga miratimi i Ligjit.

Të fundit

Vatikani publikon pamjet e Papa Françeskut në arkivol, planet për funeralin

Vatikani ka publikuar fotot e Papa Françeskut në arkivolin e tij. Arkivoli i Papës do të dërgohet në Bazilikën e...

Batutat me fotot nudo në Spille, Rama: Këta zhabulanë më tregojnë mua se ç’është familja…

Kryeministri Edi Rama ndau me qytetarët përmes rubrikës “Sy m’Sy” se kishte ndjekur disa sekuenca diskutimesh në studio televizive sa i takon zgjedhjeve të...

Ndërhyrje e avancuar kirurgjikale në mushkëri në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, është realizuar me sukses një ndërhyrje e avancuar kirurgjikale: heqja endoskopike e...

Beteja për Dibrën/ BIRN: Qarku i varfër nën hijen e krimeve të shkuara elektorale

Qarku i Dibrës ka qenë fushëbeteja, ku makineri të ndryshme elektorale kanë demonstruar aftësinë për të deformuar vullnetin e elektoratit përmes dhunës dhe parave...

Rritet numri i infarkteve tek të rinjtë, ja tre shkaktarët kryesorë

Problemet kardiovaskulare vazhdojnë të mbeten shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, përfshirë edhe popullatën shqiptare. Alarmi këtë herë vjen për moshat e reja, ku...

Lajme të tjera

Web TV