Albcontrol shpall tenderin me fond 66.6 milionë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albcontroll shpall tender me fond limimit 66. 6 milionë lekë. Paratë do të shkojnë për trajnimin Refresh të emergjencave ATCO, të cilën do të kryejnë 71 Kontrollorë të Trafikut Ajror. “Pjesëmarrësit janë Kontrollorë të Trafikut Ajror me rangje në Kontrollin e Hapësirës Ajrore të Survejimit me Radar (ACS); me rangje në Kontrollin e Afrimit me Radar (APS) dhe me rangje në Kontrollin e Trafikut ajror Kullë me instrument (ADI/TËR)” specifikohet në dokumentacionin e tenderit.

Sipas specifikimeve teknike, trajnimi do të zhvillohet në periudhën mars-qershor 2020 dhe do të përfshijë stimulimin e praktikave dhe procedurave standarte, emergjencave dhe ngjarjeve të pazakonta apo faktorin njerëzor.

“Në përfundim të kursit pjesëmarrësit duhet të demonstrojnë aftësinë për përdorimin e Hapësirës së Lirë Ajrore, përgatitjen e duhur për situata të ndryshme emergjence, përgatitjen e duhur për të ndërmarrë veprime të sakta në raste emergjence apo në rastet e gabimeve të kontrollorit/pilotit që mund të shkaktojnë thyerjen e ndarjes minimale, demonstrojnë përgatitjen e duhur për koordinimin me agjencitë e tjera që mund të preken nga situata e emergjencës, të jenë të aftë të menaxhojnë stresin, të menaxhojnë veprimet ushtarake me trafikun civil në Zona Përkohësisht të Kufizuara” shtohet më tej në detajet e tenderit.

Të fundit

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti...

Politikat e migracionit në Gjermani, Angela Merkel jep komentin e saj

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien "Do t'ia dalim mbanë". Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Stomatologjia dhe farmacia, dy degët më të kërkuara në Shqipëri

Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për studentet fitues të cilët janë ata ekselentët që do jenë dhe mjekët e ardhshëm. Kriteri kryesor për të...

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës, të patolerueshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza që shkaktuan vdekjen e civilëve dhe gazetarëve ishin "të patolerueshme". Sipas...

Netanyahu: Izraeli shpreh keqardhje për aksidentin tragjik në spitalin Nasser

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi sot në spitalin Nasser. Sipas mediave të huaja, udhëheqësi...

Lajme të tjera

Web TV