Dritan Dajti kryen 850 takime në vit, ministrja jep alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dritan Dajti nuk shëtit vetëm nëpër bllok, nëpër klinikat më të mira të vendit po ai edhe kryen takime se 20 herë më shumë se sa e parashikon ligji. Në fakt kur bëhet fjalë për të burgosurin me këtë emër gjithnjë thuhet se Drejtoria e Burgjeve, e burgut në të cilën gjendet dhe të gjithë mekanizmat e tjerë, janë të dorëzuar para çdo dëshire që ai shfaq.

Por me sa duket këtij dorëzimi ka refuzuar t`i bindet edhe vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila tregoi edhe situatën e habitshme.

Duke iu referuar situatës skandaloze që në fakt ka kapur burgjet prej shumë kohësh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për ta ilustruar këtë fakt me situatën skandaloze të gjetur në burgje dha gjithashtu edhe të dhënën tronditës. “Një i burgosur”- tha ajo -“gjatë një viti ka zhvilluar 850 takime në një kohë kur ligji parashikon 48.”

Kaq ishte deklarata e ministres për këtë rast skandaloz. Burimet bëjnë me dije se ky fakt i përket Dritan Dajtit.

Kjo shifër rekord takimesh është përftuar nga kalimi në skaner i regjistrave të vizitorëve kur Dajti ishte në paraburgimin 302 Tiranë dhe më pas në burgun e Peqinit.

Nga këtu doli dhe u shoqërua me eskortë në dy klinika të specializuara për sytë, pasi kishte thënë se kishte probleme. n.k/Fjala.al/

 

 

 

 

Të fundit

Vendosja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, SHBA hap ambasadën në Jerusalem

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka njoftuar se do të rihapet të mërkurën, duke hequr urdhrat e...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 25 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.9 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

1944: Beteja e Tali-Ihantala – Kur Veriu u mbulua nga zjarri

Në verën e vitit 1944, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po hynte në fazën e saj vendimtare, një nga betejat më të egra të...

Pasiguria globale në rritje, Britania do të blejë avionë F-35

Britania do të blejë të paktën 12 avionë luftarakë F-35. Kjo lëvizje pritet të krijojë shqetësim te Rusia dhe Kina. Por ky vendim i qeverisë...

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë, mblidhet Këshilli i aleancës!

Sot është dita e dytë e samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës, ku marrin pjesë liderët dhe krerët e 32 shteteve...

Lajme të tjera

Web TV