Instagram-i “vjedh” ikonat e Facebook-ut

Instagram vjen me risi të reja. Shumë shpejt do të jemi në gjendje të reagojmë ndaj Mesazheve Direkte(Dm) në Instagram.

Jane Manchun Wong, është inxhinierja e famshme e cila ka arritur të bëjë reagime të reja në profilin e saj.

Kjo veçori e re nuk mbetet veç në teori, pasi është konfirmuar edhe nga Menaxheri i Teknikës të Facebook-ut, Alexandru Voica ka konfirmuar ekzistencën e kësaj veçorie, sipas postimit në Twitter.

Kompania thuhet se po punon në reagimet e DM që nga fundi i tetorit 2019.

Koha e lansimit të kësaj vetie të re nuk dihet saktësisht, prandaj na mbetet vetëm të presim.