Ja cili ishte incidenti i Al Paçinos në tapetin e kuq

Legjenda e Hollywood, Al Pacino ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bafta 2020”, së bashku me të dashurën e tij Meital Dohan.

Por teksa ishte duke parakaluar në tapetin e kuq, aktori irlandez u rrëzua ai ishte i shoqëruar nga e dashura e tij  e cila u fotografua shumë e shqetësuar në momentin kur Al Paçino u rrëzua dhe e ndihmoj menjëherë bashkë me  rojet e sigurimit.

Al Paçino tashmë është 79-vjeç, por gjithsesi e mori me shumë sportivitet këtë situatë dhe filloi që të buzëqeshte para kamerave që u fokusuan të gjitha në drejtim të tij.

Pavarësisht incidentit, ata shkëlqenin përkrah njëri-tjetrit. Aktori ishte i veshur me një kostum të zi, dhe kombinohej me partneren e tij, e cila kishte veshur një fustan të zi, me lule ngjyrë portokalli.