Kokëdhima kundër Bashës: Premto se nuk do të bësh me pazare okulte me Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koço Kokëdhima, kreu i Partisë Zgjidhja, ka reaguar kundër një videoje të kryeopozitarit Lulzim Basha ku jepte disa premtime për shqiptarët.

Kokëdhima i drejtohet Bashës kur i thotë se shqiptarët duan lirinë.

“Atë që ua mbani peng ti dhe Rama. Ua kthen dot këtë?”

Kokëdhima kërkon nga Basha që t’u rikthejë shqiptarëve liritë politike dhe të premtojë se nuk do të bëjë pazare me kryeministrin Edi Rama.

“Nëse u premton shqiptarëve se do t’i dëgjosh dhe shërbesh, kthejuni liritë politike që morët që nga viti 1995 kur nisët vrasjen e votës së tyre. Kërko falje për krimet zgjedhore që bëri partia që drejton ti. Premtoju shqiptarëve se nuk do të bësh me pazare okulte me Ramën, për të mos e llogaritur më popullin askund si deri më sot, se ai do të vendosë për gjithçka dhe jo ti me Ramën. E bën dot këtë, Lulzim? Nëse e bën, bujrum! Do të jem i pari që do ta shpërndaj videon tjetër me premtimet e tua të përmbushura, se u tërhoqe nga administrimi politik i zgjedhjeve, se ua le njerëzve të thjeshtë që të zgjidhen dhe të zgjedhin kandidatët për deputetë, kryetarë bashkish dhe këshilltarë. Por kësaj që ke shpërndarë Lulzim, as like nuk i jap dot, as unë, as shqiptarët e lodhur”, shkruan Kokëdhima.

Reagimi i plotë

Lulzim, ua kthen lirinë shqiptarëve?

Koço Kokëdhima

Ndoqa online një video të shkurtër të Lulzim Bashës. U bëra kurioz, sepse u premton qytetarëve se po i dëgjon pasi meritojnë të trajtohen me dinjitet. U thotë atyre: “Kudo ku shkoj, me këdo që flas, njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra. Mundësi, punësim, shëndetësi dhe arsim të denjë, zbatim të ligjit, një qeveri që kujdeset për ta, një qeveri që i dëgjon. Si çdokush edhe unë kam të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën. Por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve, se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do ju shërbej dhe se gjithmonë do tju vë ju të parët”.

Lexo edhe :  "Liri për Palestinën"/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Më zhgënjeve Lulzim, si përherë! Ata që takon ti kërkojnë shërbimet bazë dhe që qeveria të mos jetë arrogante me ta. E kanë ulur përtokë stekën e kërkesave, sepse në këtë derexhe e sollët qeverisjen për popullin në këto dy dekada. I bëtë njerëzit skllevër për copën e bukës, për një vend pune, për arsimim dhe shërbim shëndetësor elementar.

Por je gabim Lulzim! Ata nuk kërkojnë kaq pak. Duan lirinë. Atë që ua mbani peng ti dhe Rama. Ua kthen dot këtë?

Nëse u premton shqiptarëve se do t’i dëgjosh dhe shërbesh, kthejuni liritë politike që morët që nga viti 1995 kur nisët vrasjen e votës së tyre. Kërko falje për krimet zgjedhore që bëri partia që drejton ti. Premtoju shqiptarëve se nuk do të bësh me pazare okulte me Ramën, për të mos e llogaritur më popullin askund si deri më sot, se ai do të vendosë për gjithçka dhe jo ti me Ramën. E bën dot këtë, Lulzim?

Nëse e bën, bujrum! Do të jem i pari që do ta shpërndaj videon tjetër me premtimet e tua të përmbushura, se u tërhoqe nga administrimi politik i zgjedhjeve, se ua le njerëzve të thjeshtë që të zgjidhen dhe të zgjedhin kandidatët për deputetë, kryetarë bashkish dhe këshilltarë. Por kësaj që ke shpërndarë Lulzim, as like nuk i jap dot, as unë, as shqiptarët e lodhur.

Të fundit

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara...

Sikur Saliu të ishte pak si..Trump-i

Nga ARTUR AJAZI Gjithmonë e kam menduar muajt e fundit faktin, dhe mendoja “sikur Sali Berisha të ishte të pak si Donald Trump”. Besoj fort...

Europa kthen sytë në Serie A, sot do të kurorëzohet kampioni i “Scudettos”

Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që pritet të jetë drithëruese dhe plot emocione, njëlloj si ky sezon që me...

Refuzon Fiat 500 e Françeskut, zbulohet makina që do të mbajë Papa Leoni

Papa Leoni XIV nuk duket si një adhurues i Fiat-it. Kjo pasi Papa amerikan zgjodhi një model shumëfunksional nga një prodhues gjerman i automobilave...

“Tërmet” tek M.United, “Djajtë e Kuq” nxjerrin të gjithë lojtarët në shitje

Zhgënjimi historik këtë sezon i Manchester United do të sillte sigurisht pasoja të forta dhe në fakt kështu do të jetë Manchester United ka vendosur...

Lajme të tjera

Web TV