Lirimi i Indrit Dokles, Felaj e PS: Ja kush do e hetojë gjyqtaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke u ndalur te lirimi nga burgu i disa prej “kokave” të krimit në Shqipëri, Ermonela Felaj tha në emisionin “Real Story” në News 24 se këta gjyqtarë dhe prokurorë nuk do t’i shpëtojnë hetimit.

E pyetur se pse paketa “Anti-KÇK” nuk do të hetojë këta gjyqtarë e prokurorë, që kanë liruar kriminelë, siç ishte rasti i bujshëm i Indrit Dokles, i liruar nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, deputetja tha se ata do të hetohen nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

“Rasti i kësaj gjyqtareje të Krujës dhe të tjerëve, që kanë vepruar si ajo, do të trajtohet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Në rastin kur gjyqtarë e prokurorë nuk do të veprojnë siç urdhëron ky ligj, do të nisë procedimi penal ndaj tyre. Rrethi i personave që ka për objekt ky akt normativ nuk është vetëm i atyre të shpallur në kërkim, por edhe atyre që janë nën hetim”, tha Felaj, e cila është kryetare e Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Indrit Dokle ka qenë anëtar i bandës së Durrësit. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirje në vrasje dhe më pas me një dënim të dytë me disa vite heqje lirie për trafik droge nga brenda burgut. Por pavarësisht dënimeve, Dokle u lirua së fundmi nga gjyqtarja Hoxha.

Po lirohen kriminelët, gazetari-deputetes së PS: Kanë përfituar nga amnistia juaj

“Nëse krimineli rri me politikanin, ç’do i bëjë polici me antiKÇK-në?”

Të fundit

Qeveria tërhiqet nga importi i mbetjeve

Projektligji i ri që pritet të depozitohet në Kuvend ndalon përfundimisht importin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të...

Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me ‘BOKU’/ Në 2030 UBT-ja me imazh të ri

Ish-rektori i Universitetit 'BOKU' në Vjenë, Hubert Hasenhauer ishte i ftuari i radhës në Podkastin e kryeministrit Rama, së bashku me rektorin e Universitetit Bujqësor të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Japin dorëheqjen krerët e PD në Lezhë dhe Mirditë

Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala kanë dhënë dorëheqjen, pasi do të jenë pjesë...

Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 17:00...

A ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?/ 21 mijë banesa siguruan 85 mln € nga Airbnb

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka hapur dhe një mundësi biznesi për ata që zotërojnë një pronë, apo dhe të...

Lajme të tjera

Web TV