Lubonja kundër KÇK-së: E frikshme, kapërcyen të gjithë kufijtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Fatos Lubonja e konsideron të frikshme paketën “antiKÇK” pasi, sipas tij, mazhoranca socialiste ka kapërcyer të gjitha kufijtë. Lubonja theksoi në rubrikën “Opinion” në News 24 se, asgjë të mirë nuk ka “antiKÇK-ja”, por vetëm sa rrit autokracinë në vend.

“E bën për të mbuluar këto që po lirohen nga burgu që i ka patur bashkëpunëtor partia e tij (Edi Ramës) në vjedhjen e votave, apo e bën për të bërë presion ndaj gjykatësve që ende mendon se nuk i ka? Asgjë të mirë nuk ka këtu, asgjë të shtetit ligjor nuk ka, por ka rritje autokracie. Pamja më e keqe ishte e atyre e me kapuçe dhe syze të zeza”, tha analisti.

Sipas Lubonjës, është e pamundur që kjo njësi speciale të reagojë ndaj gjyqtarëve pasi vendimet e këtyre të fundit nuk mund të shqyrtohen nga policë, por duhen organe supreme.

“Pastaj, ku keni parë ju që për tre ditë këta (gjyqëtarë) të hiqen nga puna, nuk ka ndodhur as në revolucione. Ai ka marrë një vendim gjyqësor dhe dikush duhet ta shqyrtojë vendimin, nuk mund ta vendosësh ti me policë. Këtij nuk i mjafton ai vetting i kontrolluar, por i duhet edhe një mënyrë tjetër e shpejtë për të kontrolluar”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja komentoi edhe qëndrimet e ambasadorëve të huaj mbi këtë paketë, duke theksuar se ata nuk mund të dalin kundër një qeverie të huaj

“Mos prisni këtu që të vij ndonjë ambasador dhe të bëjë kritika për Qeverinë. Ambasadorët nuk kanë këtë detyrë, por të kurojnë marrëdhëniet e tyre me një Qeveri. Nuk është as diplomatike. Mbështetja është për shkak të interesave. Nuk është hera e parë që shohim se mbështeten regjime për aryse gjeopolitike”, tha ai.

Të fundit

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe...

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Nga Krenare Cubolli, REL Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata...

Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Sali Berisha - Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi me prodhime bjeshke së bashku...

Takimi historik/ A do të pranoni një armëpushim? Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, të premten në Alaskë në një takim që cilësohet...

Amerika shfaq fuqinë ushtarake në pritje të Putinit

Në minutat e fundit, Donald Trump zbarkoi në Anchorage në bordin e Air Force One. Zëvendësshefi i tij i stafit, Dan Scavino, ka postuar përditësime...

Lajme të tjera

Web TV