“Mami, po të marr tani, nuk të marr më. Do vras veten”, telefonata drithëruese nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andon Mëhillaj u gjet sot i vdekur në burgun e Peqinit, ku vuante dënimin si anëtar i bandës së Julian Sinanajt, ky i fundit vrasës me pagesë.

Ndërkohë, që një tjetër person që vuan dënimin në këtë institucion, ka telefonuar sot të ëmën dhe i ka treguar se si keqtrajtohet brenda qelisë dhe akuzon autoritetet në këtë institucion se shiten me para nën dorë.

Materiali është publikuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan, dhe aty dëgjohet i burgosuri teksa i tregon nënës së tij torturat që përjeton në këtë burg, ku i thotë se e kanë lënë në dhomën e izolimit të flejë pa dyshek dhe pa batanije,  apo se kanë tentuar që ta lidhin me pranga në duar dhe këmbë.

Ai i kërkon ndihmë nënës së tij, ndërsa i thotë se nuk duron dot më e se mendon të kryej vetëvrasje.

Ai shprehet se shefi i policisë e ka dërguar atë në dhomën e izolimit pasi sipas tij , i ka shitur qelinë një të burgosuri tjetër.

Ndër të tjera, ai tregon se të gjitha këto akuza që hedh janë të fiksuara nga kamerat e sigurisë brenda këtij institucioni.

I burgosuri-  Po më bëhet një padrejtësi e madhe në burgun e Peqinit.

Nëna e tij- Po!

I burgosuri- Shefi i policisë më ka pru pa të drejtë në izolim, sepse ka marrë lekë edhe ka shit dhomën që rri…

Nëna e tij- Po!

I burgosuri- Edhe më ka kaluar këtu në izolim, pa asnjë lloj lidhje. Me datën 3 nga ora 12 ka tentuar një Ilir… Ilir Boçi, për të më therur nga skara, që po flisja në telefon, që të mora ty.

Janë kamerat mami, nuk janë fjalë, janë kamerat atje, që tregojnë të vërtetën dhe më kanë pru këtu, për arsye, që ato të dalin të justifikum, për të shit dhomën dhe për të çu njerëzit, që kanë marrë lekët direkte te shefi i policisë.  Sot më kanë ardh këtu duke më provoku dhe duke më thënë që:  “Ne ty do të të bëjmë, që t’i të hash baltë këtu, gabel i m*tit”!

Lexo edhe :  PD bllokon mandatet në shtator? Çollaku jep paralajmërimin

Janë kamerat, që tregojnë këtu mami këtë gjë. Kjo telefonatë, që po të marr tani, nuk do të marr më, sepse aq ma kanë mbush zemrën. Unë do të vras veten.

Mua nuk më lejnë me dal në telefon. Unë do të vras veten, ose do t’i vej flakën vetes. Mundohu të më shpëtosh si fëmi, që më ke! Jam njeriu me sjelljet më të mira, në burgun e Fushë-Krujës, dhe në burgun e Peqinit…

Më kanë nxjerrë nga vetvetja komplet mami. Nuk i di arsyet. Të drejtat e njeriut këtu m’i kanë shkel komplet mami, po  më torturojnë. Më kanë lënë 3 ditë pa batanije, pa dyshek, kam fjet në ujë. Nuk më kanë lënë torturë pa më bo.

Prunë urdhrin tani, erdhën tani këtu specialistë trupe me gjithë polica, për me m’lidh me pranga tek këmbët dhe tek duart. Mami nuk e di arsyen.

Të fundit

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga...

Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një fëmijë 2-vjeçar është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në një kënd lojërash në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pushimi, rreth orës 22:00....

Sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Ndryshimet në çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe pritet të sjellin rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës edhe për bizneset, ashtu siç...

Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili është pjesë e iniciativave...

Kredia për shtëpi “prek majat”, para hyrjes në fuqi të masave kufizuese

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar ka arritur rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas statistikave të...

Lajme të tjera

Web TV