“S’më ke dhënë asnjë kacidhe”, plas keq sherri për filmin e Ermal Mamaqit

Kompozitori Genti Lako dhe këngëtarja Orgesa Zaimi janë përfshirë në një sherr kibernetik për sa i përket filmit të Ermal Mamaqit “2 gisht mjaltë”.

Genti Lako ka qenë kompozitori i një prej kolonave zanore të “2 gisht mjaltë”, të cilën e ka kënduar Orgesa Zaimi dhe ai pretendon se nuk i është njohur autorësia. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai shprehet se nuk e kanë falënderuar.

Muziken 42 track te filmit 2 Gisht Mjalt e ka bo kjo kocka ktu. Po te ishte te pakten 2 gisht burr do me falenderonte. Orgesa Zaimi Ermal Mamaqi. Un ju kom bo hasha . E more vesh Orgesa”- shkruan kompozitori (statusi i pa edituar).

Nga ana tjetër Orgesa i ka kthyer përgjigje duke i kujtuar se ai  i ka premtuar që do i bëjë videoklip por e ka mashtruar e nuk i ka dhënë asnjë kacidhe.

“Une mendoj qe je njeriu me jo njeri qe ekziston ne kte dynja dhe meqe e bere keshtu Genti Lako e para degjo mire se ke dhe “vesh” dhe e dyta me premtove qe do beja video klip e sa e sa mashtrime te tjera per kte film qe sme ke dhene asnje kacidhe… Ermali te pakten e vlereson kontributin tim kurse ti 0 big mouth”- shkruan Orgesa (statusi i pa edituar)./Fjala.al