Vjosa Osmani merr 65 vota për  të drejtuar Kuvendin e Kosovës

Vjosa Osmani, e cila mban postin e nënkryetares se LDK-së është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, ajo mori 65 vota, ndërsa nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Osmani u propozua për këtë pozitë nga Vetëvendosje, vendim ky që erdhi pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në.

Sakaq, qeveria e re e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin u votua pasditen e sotme në Kuvend, me 66 vota pro.