Anti-KÇK/ Gazetarja replika me avokatin Leka: Të është prishur mikrofoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar paketën “Anti-KÇK” si një ligj skandaloz, që sipas saj, zbeh në mënyrë drastike rolin e prokurorëve, dhe sidomos atyre të SPAK. Në emisionin “Real Story”, gazetarja Lala debatoi me avokatin e biznesmenit Edmond Bego, teksa u ndal te rasti i Lulzim Berishës.

Për Lalën, Lulzim Berisha është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe me të drejtë mund të cilësohet si kreu i një bande kriminale, por për avokatin nuk mund të ndodhë kështu, pasi ai e ka kryer dënimin.

Ka dalë nga burgu ai tani, nuk është më kryetar bande. Ka mbaruar dënimin”, ndërhyri avokati Leka.

Unë nuk pashë në asnjë rresht të policisë që Lulzim Berishës t’i jetë bllokuar pasuria. Ku po shkon me këtë? Po intimidon gjyqtarë e prokurorë. Me këtë mekanizëm, qeveria kërkon t’i kontrollojë, t’i vërë nën presion. Ndërkohë që prokurori i SPAK do duhet të hetonte krimin e organizuar, pasuritë e tyre, do duhet të merret me një akt normativ”, tha Lala:

Ti duhet të na lësh radhë të flasim”, ka ndërhyrë sërish avokati Leka por ka hasur në kundëreplikën e gazetares e cila i tha: “Patjetër, por të ishte prishur mikrofoni”.

Të fundit

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim...

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Nënë e fëmijëve me autizëm, Arta Bajrami thirrje publike Kurtit dhe Osmanit

Mesazhet e shumë nënave me fëmijë autikë që kërkojnë zgjidhje e nxitën këngëtaren Arta Bajrami që të dërgonte një letër publike 10 ditë më...

Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës, ja kur do të jetë fluturimi i parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar...

Mbi 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat, 10% më shumë se vitin e kaluar

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë anëtarëve. Sipas të dhënave nga Autoriteti...

Lajme të tjera

Web TV