Derbi Inter-Milan, Lukaku: Ibra është kampion

Sulmuesi i skuadrës së Interit, Romelo Lukaku ka shfaqur admirimin ndaj yllit të rikthyer të Milan, Zlatan Ibrahimovic.

Pak para zhvillimit të takimit më të pritur në Itali e jo vetëm, Belgu ka folur pozitivisht për ish shokun e skuadrës te klubi i Manchester United.

Lukaku mban rezultatet të mira duke shënuar 16 gola në 22 ndeshje të zhvilluara për Interin këtë sezon. Megjithatë para ndeshjes së javës, Lukaku ka deklaruar se Ibrahimovici i kishte dhënë gjithmonë këshilla gjatë kohës që ishin bashkë në Old Trafford.

“Ibra është një kampion, unë e respektoj atë. Në Manchester United, unë stërvitesha çdo ditë me të, kjo ishte gjëja më e bukur për mua”-është shprehur zikaltri.

“Do të jetë një ndjenjë e këndshme të luaj kundër tij. Ai është një kampion dhe profesionist i madh. Mendoj se është normale për të t’i bëjë këto gjëra edhe si 38-vjeçar. Ai punon shumë, gjithmonë më ofronte këshilla kur luanim bashkë në Manchester United. Ai është në një nivel me Ronaldon”,-ka shtuar më tej Lukaku.

Interi do të presë  skuadrën e Milanit për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të javës së 23-të në Serie A në orën 20:45./Fjala.al/