“Gjethi” pas tërmetit/ Vjen “OK” i ekspertëve, muzeu hapet për vizitorët

Një muaj pas mbylljes së tij për shkak të dëmeve nga tërmeti në dysheme e mure akt ekspertiza jep “OK” për hapjen e dyerve të muzeut për vizitorët.

Ndërkohë drejtoresha Etleva Demollari thotë se i gjithë muaji shkurt do i dedikohet ditëve të kujtesës.

Pas ekspertizës së kryer nga instituti i ndërtimit dhe nga një grup ekspertësh italiane u dol në përfundim se dëmet në muze janë të vogla nuk e rrezikojnë jetën e vizitorëve dhe të punonjësve.

Ka pasur një çedim të dyshemesë dhe disa plasaritje të mureve por nuk kanë dëmtuar strukturën e muzeut.

Muaji shkurt është shpallur nga Ministria muaji i kujtesën ndaj ne do të intensifikojmë aktivitete tona. Më 20 shkurt do të kemi një aktivitet më të madh një ekspozitën “Qendresa,” ka thënë Demollari.

Resturimi i plasaritjeve në mure e dysheme, do të kryhen së shpejti, por me rëndësi është ruajtja e autenticitetit“, thekson Demollari.