Tare me këmbë në tokë, por zbulon ëndrrën e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Lacios vazhdon të përparojë me hapa të mëdha si dhe të ngrihet në renditjen e klasifikimit në Serinë A. Kjo gjë mund të thuhet se është bërë e mundur nga puna e drejtorit sportiv të këtij klubi, shqiptarit Igli Tare.

Në një intervistë për emisionin “Tiki Taka”, Tare foli për situatën që po përjeton ekipi i tij, ndryshimet e bëra dhe objektivat e së ardhmes.

“Kemi vendosur si objektiv fiks kualifikimin në Champions League. Nëse dikush ka këtë si objektiv është e qartë se mendon që ka një ekip të fortë. Janë disa komponent, të cilët po ecin në mënyrën e duhur. Puna që ka bërë Inzaghi me stafin e tij është fantastike, klima është shumë e mirë në dhomat e zhveshjes, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Janë ende 17 ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit, gjatë kësaj periudhe mund të ndodh çdo gjë. Të fitosh dhe të bindësh është gjëja më e rëndësishme, por për të folur për gjëra më të mëdha se Champions League është ende herët. Është ende herët të flasësh për titullin në Serie A, pavarësisht se rezultatet e thonë këtë”-tha ndër të tjera drejtori sportiv i Lacios.

Më tej ai tha se nëse do vazhdohet me këto ritme atëherë mund të ëndërrohet edhe për titull.

“Nëse në 5-6 ndeshjet e fundit do të jemi ende në garë, atëherë të gjithë së bashku do të ëndërrojmë. Ky grup e meriton aty ku ndodhet, ka shumë entuziazëm në javët e fundit, e rëndësishme është të mbajmë dhe të shfrytëzojmë këtë energji”,- u shpreh Igli Tare./Fjala.al/

Të fundit

Trump bën gafë: Solla paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Dy muaj pasi Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp ngatërroi Tiranën me Teheranin,...

Hamallaj, plagoset një person! Autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit. Sipas raportimeve, një person identiteti i të cilit...

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me...

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me...

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll....

Lajme të tjera

Web TV