5 të plagosur dhe kaos në Elbasan, detaje nga ngjarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Krastë. Sipas të dhënave paraprake policia është vënë në ndjekje të një automjeti tip “Passat”, i cili nuk i është bindur urdhrit të efektiveve për të ndaluar.

Automjeti, i cili po vinte nga Librazhdi për në Elbasan,  kishte dy persona të cilët kanë mbetur të plagosur.

Policia ka hedhur zinxhirë me gozhdë ne rrugë duke bërë që automjeti të përmbyset si pasojë e shpejtësisë. Përmbysja e tij është bërë një burim aksidenti pasi dy makina të tjera janë përplasur ku mes tyre edhe një makinë auto-shkollë.

Mes autorëve që janë vënë në ndjekje dhe policisë janë shkëmbyer zjarr ku ka mbetur i plagosur rëndë një efektiv policie.

Nga përplasja janë plagosur 5 persona, të cilët janë transportuar  me urgjencë në spital.

Emrat e të plagosurve nga kjo ngjarje janë:  Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë,  Diana Plaka, Durim Plaka (burrë e grua),  Albert Cani, instruktor autoshkolle dhe Adriana Mukja./Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Lajme të tjera

Web TV