Përplasja me arbitrat, Disiplina dënon presidentin e mbrojtësin e Bylisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë sot një sërë dënimesh mbi skuadrat që konkurrojnë në kampionatet shqiptare si dhe për lojtarët e zyrtarët e ekipeve.

Presidenti i skuadrës së Bylisit, Besnik Kapllanaj është dënuar me dy ndeshje pezullim për shkak se sjellja e tij ndaj vendimeve të arbitrave është cilësuar si ofenduese.

Lojtari i Bylisit, Jurgen Goxhaj është dënuar me tetë ndeshjen pezullim, për shkak të sjelljes ndaj arbitrave.

Vendime të tjera të marra janë edhe gjobat për sjelljet e spektatorëve në stadiume, ku janë prekur klubi i Tiranës dhe ai i Bylisit.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 05.02.2020

  1. KF Tirana për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) Leke.
  2. KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditesh në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës ne stadium.
  3. KF Bylis per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/a te KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.
  4. Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.
  5. Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Zyrtari i KF Flamurtari Dritan Resuli në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
  7. KF Egnatia në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
  8. KF Devolli per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/b te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.
  9. Lojtari i KF Turbina Hektor Mali per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  10. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimin e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit.
  11. Rrezimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive./Fjala.al/

Të fundit

Miratimi i raportit mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë, si votoi Parlamenti Europian

Me 502 vota pro dhe 120 kundër, Parlamenti Europian miratoi raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe...

“Çështja Salianji sapo ka nisur”/ Çfarë roli do të ketë ish-deputeti në PD?

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, e ka quajtur dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji si vendim politik, në kundërshtim të...

Musk vijon sulmet ndaj Trump/ Këshilltari i tij, emër i përmendur në dosjet Epstein

Miliarderi dhe themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ka ndezur sërish debat në rrjete sociale, duke pretenduar se ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, figuron...

U rrëzua teksa partneri i propozoi martesë/ 24-vjeçarja në luftë me jetën

Një 24-vjeçare nga Republika Çeke po lufton për jetën pasi u rrëzua ndërsa partneri i saj i propozoi martesë në një kishë në Lefkada. Në...

La foshnjën në makinë dhe shkoi për dy orë parukeri… tragjedia që tronditi Amerikën

Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje në Porterville, pasi një foshnjë njëvjeçare, Amillio Gutierrez, humbi jetën. Amillio Gutierrez, 1 vjeç, dhe vëllai i...

Lajme të tjera

Web TV