Nga ndihma ekonomike tek bursat për nxënësit, ja vendimet që miratoi Këshilli Bashkiak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miratimi i familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike deri në 6 përqind, bursa për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe emërtimi i disa prej rrugëve në kryeqytet, ishin disa nga vendimet që u morën sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi renditi vendimet e rëndësishme të marra sot në Këshhill Bashkiak.

“Njësitë administrave kanë përcjellë pranë Drejtorisë së Mbrojtjes e Përfshirjes Sociale propozimet për 277 familje për t’u trajtuar në muajin janar 2024 dhe nga këto 110 familje do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor, ndërsa 167 familje nga fondi i kushtëzuar 6%. Strukturat përgjegjëse propozojnë të trajtohen familjet që kanë në përbërje të tyre familje me më shumë se 4 anëtarë në nevojë, familje me një anëtar në nevojë, familje nga 2-4 anëtarë në nevojë, familje rome dhe egjiptiane, vajza nëna, gra në nevojë, gra kryefamiljare, të divorcuara, të veja me fëmijë në ngarkim, familje me dy anëtarë dhe në vështirësi për t’u pranuar në tregun e punës Po ashtu miratojmë në këtë mbledhje fondin e programit të bllok- ndihmës deri në 6% për 167 familje nga buxheti i bashkisë dhe 110 familje nga fondi i kushtëzuar. Ndërsa me qëllim shfrytëzimin e të gjithë numrit të bursave të miratuar për nxënësit e arsimit profesional në shkollat publike të Bashkisë Tiarnë, janë shqyrtuar dhe vlerësuar me dokumentacion të rregullt për të kaluar sipas kritereve të VKM-së 666 dhe për të përfituar bursa edhe disa nxënës të arsimit profesional publik për vitin shkollor 2023-2024. Gjithashtu pranë Bashkisë Tiranë janë depozituar disa kërkesa lidhur me propozimet për emërtimin e disa rrugëve në kryeqytet, si: Gjergj Thaka, Rrapo Ormënaj, Ismail Karapici, Marsel Skëndaj dhe Ali Noka, sipas fragmenteve të hartave të propozuara.”, u shpreh Seferi./O.S

Të fundit

Rritet kërkesa për kredi/ Bizneset marrin hua për investimet, kryeson turizmi

Turizmi është kthyer një ndër sektorët që ka marrë më tepër hua në banka .Bizneset kanë shtuar investimet në...

Në momentin e papërshtatshëm, deputeti i Rithemelimit bën kërkesën e pazakontë

Deputeti i Rithemelimit, Tomorr Alizoti ka marrë fjalën në Kuvend ku nuk i kurseu as emocionet dhe përjetimet personale teksa foli për çështjen e...

“Çdo ndërtesë do ketë kod unik”/ Balla: Do jemi vendi i parë në Ballkan…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se Ministria e Brendshme po punon për të pasur regjistër adresash në...

Çfarë po ndodh? FNSH dhe ‘Shqiponjat’ kontrolle ‘blic’ në Fushë-Krujë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponjat kanë nisur disa kontrolle 'blic' në Nikël të Fushë Krujës. Mësohet se kontrollet po bëhen në disa prej...

I dyshuar si porositësi i dhunës barbare ndaj avokatit/ Ky është Dritan Nano

Personi që po shihni në foto, është Dritan Nano. Sipas grupit hetimor, Nano është organizatori dhe porositësi i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi,...

Lajme të tjera

Web TV