Anti-KÇK-ja/ Ç’po ndodh me kriminelët? Policia e tregon në orën 11:00

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Operacioni Forca e Ligjit’, pjesë e së cilës është edhe Anti-KÇK-ja po vijon operacionet në disa qytete për të konfiskuar pasuritë e disa prej emrave më të njohur të krimit në vend.

Ditën e djeshme Anti-KÇK-ja vendosi në shënjestër pasuritë e Doçit dhe Bajrave, në qytetin e Shkodrës. Pas sekuestrimit që u bë pronave të fisit Hajraj në Shijak, u godit edhe pjesa tjetër e grupit që rrëmbeu dhe vrau Jan Prengën.

Anti-KÇK-ja sekuestroi pasuritë e Gentian Doçit i cili njihet edhe si një ndër porositësit e drogës në Angli, për shkak së cilës lindi edhe konflikti midis vëllait të Jan Prengës dhe grupit të Gentian Doçit. Doçi është në kërkim edhe nga Italia për trafik kokaine.

Gjithashtu, Operacioni Forca e Ligjit ka pasur në objektiv edhe Bajrat po në qytetin e Shkodrës. Po ditën e djeshme OFL-ja u nisi formularin për të justifikuar pasurinë Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas.

Ndërkaq, ditën e sotme pritet një konferencë e jashtëzakonshme në Drejtorinë e Policisë Tiranë në lidhje me vijimësinë e operacionit Forca e Ligjit.  Lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte, nga 250 në total.

Përshëndetje kolegë. Ne orën 11.00 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do ketë një deklarate për shtyp”, thuhet në njoftimin e policisë pak minuta më parë .

Anti-KÇK-ja merr në shënjestër Lulzim Berishën dhe Çapjat e Elbasanit

Anti-KÇK-ja si pjesë e strukturës së ‘Operacionit Forca e Ligjit’ ka vendosur në sitë pasuritë e Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas në Elbasan.

Në një konferencë të jashtëzakonshme nga Policia e Shtetit, është bërë e ditur se i janë dërguar me shkrim kërkesat,  Luzim Berishës, 49-vjeç dhe Ardian Çapjas 52 vjeç, për deklarimin e burimeve të pasurisë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi për shtyp: Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, informojmë opinionin publik se në zbatim të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, subjekteve:

– L. B., 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Adria”, Durrës, drejtues i një grupi kriminal, autor i veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas, në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht.– A. Ç., 52 vjeç, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.Si subjekt i Ligjit Special, këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Lexo edhe :  ‘Ben Qimja’ do vijojë të qëndrojë në kërkim, Apeli nuk pranon t’i heqë arrestin

Sqarojmë se me marrjen e masës së sekuestros, çdo biznes, mjetet motorike apo tokat në pronësi të subjekteve administrohen nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, po as mund të shitet, të blihet apo të jepet me qira nga subjekti.

OFL do të informojë publikun vijimësisht, për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda./Fjala.al/

Të fundit

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë,...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë. Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve...

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të...

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me...

Lajme të tjera

Web TV