Bardhi: Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi

Është Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, që i përgjigjet akuzës së kryeministrit Edi Rama për ata që kanë ngritur dyshime mbi paketën “AntiKÇK” dhe “Operacionin Forca e Ligjit”.

Që të luftojë Edi Rama krimin, do të thotë të shndërrohet në kamikaz, e të luftojë kundër vetes, shkruan Bardhi dhe kujton qëndrimin që, sipas tij, ka mbajtur kryeministri kur ishte në opozitë ndaj ligjit antimafia.

“Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Si avokat i krimit, me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonajn në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në vitin 2010, Edi Rama e ankimoi Ligjin Antimafia në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar”, shkruan ndër të tjera Bardhi.

Reagimi i plotë

Edi Rama lodhet kot, kur bën si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar. ? Nuk e besojnë as vartësit e vet. Lufta kundër krimit nuk bëhet as me tëitter, as me facebook, as me videomontazh. Që të luftojë Edi Rama krimin, do të thotë të shndërrohet në kamikaz, e të luftojë kundër vetes! ☠️

Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Si avokat i krimit, me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonajn në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në vitin 2010, Edi Rama e ankimoi Ligjin Antimafia në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar.

Sot në qeverisje, anëtarët e grupeve mafioze më të rrezikshme në vend, po fitojnë një e nga një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën.

Lexo edhe :  7 shtator 1901 – Përfundimi i Rebelimit të Boksierëve dhe nënshkrimi i Protokollit

Shqiptarët nuk kanë sot asnjë dyshim se Edi Rama është kreu i KÇK-së. Ai bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik, tendera, koncesione dhe pasuri publike.