Ja komenti i Milot Rashicës pasi shënoi super golin ndaj Dortmundit

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së Werder Bremenit ndaj Borussia Dortmundit.

Werder Bremen ka arritur të shënojë fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 3-2 në kuadër të DFB Pokal, ku Milot Rashica ishte shënues I golit.

Fitorja ndaj Dortmundit e kanë lumturuar yllin e Kosovës, i cili ka reaguar me gëzim në Facebook.

“Çfarë mbrëmje…, çfarë lufte. Një mbrëmje me të vërtetë e madhe”, ka shkruar Rashica në profilin e tij privat .

Goli i shënuar ndaj Dortmundit gjithashtu e ka futur lojtarin kosovar në histori, pasi bëhet lojtari i parë i Werderit që shënon gol në gjashtë ndeshje radhazi në kupë. /Fjala.al