Lista e KiE, Meta: Të parandalohet degradimi i shtetit të së drejtës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas një liste me udhëzime të miratuar nga Këshilli i Evropës, për Qeveritë e kontinentit, të cilat duhet t’u përmbahen disa praktikave për të parandaluar abuzimet me pushtetin.

Meta thotë se vendimi i KiE-së është “një angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës”.

Lista kontrolluese – e përpiluar nga Komisioni i Venecias, grupi kushtetues i ekspertëve i Këshillit të Evropës – u jep udhëzime qeverive se si të mirëmbajnë kontrollet dhe ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdoret në atë vend.