Aktori i madh shqiptar zihet me faturinon në urbanin e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i famshëm shqiptar Petrit Malaj, i cili është vlerësuar edhe nga presidenti me titullin “Mjeshtëri i Madh”, ka treguar në Facebook një histori jo fort të këndshme.

Edhe pse në listën e artistëve më të mirë, Malaj përdor transportin urban pasi puna shumë vjeçare si artist nuk mund të justifikojë që artisti të ketë minimalisht një veturë personale. Por kjo është njëra anë e medaljes, pasi këtij intelektuali përveç faktit që udhëton me urban i duhet të përballet në to jo vetëm me ngjeshjen dhe cilësinë e urbaneve por edhe me fenomenet shqiptare.

Ai ka treguar se në një nga eksperiencat e tij në autobus është përballur jo vetëm me fluksin por edhe me diskriminimin racor që faturinoja i ka bërë një personi. Aktori nuk ka duruar dot ofendimet e faturinos mbi personi dhe është rebeluar duke humbur toruan dhe duke ju drejtuar me fjalët “Turp të të vijë.”

Statusi i Aktorit:

Mendova se ditën e sotme e mbylla mire me atë çka shijova pasi pashë në kinema Millenium dokumentarin e Ervin Lera ” Emancipimi i turmave”, por nuk qe e thënë!

Mora rrugën e kthimit për në shtëpi me autobus. Kam ditë që makinën e përdor shumë pak si pasojë e trafikut dhe problemit të madh të parkimit.

Në autobus kishte shumë njerëz, ishte ora rreth 20.30 dhe mbrëmja me të ftohtin që ka filluar i mbledh njerëzit në shtëpi pranë familjeve të tyre.

U vendosa në këmbë diku nga pjesa e parë e autobusit. Sapo u nis dëgjoj një zë që fliste pa pushim, e me thënë të drejtën shumë fjalë të tij nuk po i kuptoja dot. Pasi dëgjova dhe disa te qeshura të cilat aprovonin ato çka thoshte personi që fliste u bëra kureshtar e u koncentrova më shumë duke u kthyer dhe fizikisht për të parë se çfarë po ndodhte….

Lexo edhe :  "Paketa e Maleve", 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Ishte faturino i autobusit një djalosh rreth të 35-tave i cili nuk pushonte së foluri përsëri në atë zhargonin e tij. Aty pas nga mesi i autobusit ishte një i ri i huaj, i lodhur, i ngarkuar me disa çanta dhe dukej që ishte ezmer e ndoshta ishte sirian, irakian apo nga ndonjë vend tjetër. Por ishte njeri….Faturino e ofendonte me fjalë nga më të ndryshmet…ecte e fliste pafund dhe disa persona të tjerë qeshnin me të!! E turpshme…. po më binte qielli mbi kokë!!

Po si mundet?! Si ?! E përbuz tjetrin nga raca, nga kombësia, nga varfëria e hallet që i dukeshin në sy…Turp…

Dëgjova një zë gruaje që i tha mjaft more djalë , por ata që qeshnin dhe solidarizoheshin me të ishin më shumë e zëri i saj u mbyt…

Atëherë nuk durova dot.

Ju afrova e me zë të lartë i thashë:

Turp…100 herë turp të të vijë!!

Si mundet ti të fyesh një njeri në këtë mënyrë!

Mua më vjen turp nga ty, e jo nga ai që udhëton me ne! Më vjen turp që udhëtoj në një autobus me ty! Ti nuk mund të sillesh kështu!….

Dhe ju luta shoferit të më hapte derën e të zbrisja….

Kisha nevojë për ajër…..

Të fundit

Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. Ngjarja ka...

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për dekada kishte jetuar nën hijen...

Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. Kryeministri Edi...

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas...

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë ditën e parë...

Lajme të tjera

Web TV