Ardi Veliu del para vettingut/ I dyshuar për falsifikim vizash, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në daljen përpara komisionit të vettingut ka bërë paraqitjen e tij pa avokat. Komisioni ka arritur të vërtetojë se ka përputhje të deklarimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, me të dhënat e marra nga institucionet.

Ka pasur informacione se Veliu ka qenë i lidhur me falsifikimin e vizave dhe ka favorizuar në kalimin e klandestineve, por nuk ka prova që tregojnë përfshirjen e tij.

Vlerësimi i Komisionit:

Veliu ka deklaruar një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro, i cili është në ndërtim e sipër, ndërsa ka shtuar se ka paguar deri më tani 37 mijë euro. Aktualisht, së bashku me bashkëshorten e tij, Veliu ka deklaruar se jeton në një shtëpi me qira në Tiranë.

Veliu ka deklaruar dhe një kredi 5 milionë lekë, dhe të ardhura familjare. Mbi këto të ardhura, ai ka deklaruar 750 mije lekë të depozituara. Ndërkohë ka edhe 5 mijë euro në bankë nga shitja e një automjeti. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar 2 milionë e 400 mije leke te dhuruara nga prindërit. Në deklaratën e prindërve të bashkëshortes së Veliut thuhet se shuma është dhuruar pas shitjes së një apartamenti në Vlorë. Sipas komisionit dhurimi është vlerësuar i ligjshëm.

Sipas komisionit të Jashtëm të Vlerësimit të efektivëve të policisë, ka përputhje të deklarimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, me të dhënat e marra nga institucionet.

Subjekti ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin. Nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk e ka fshehur pasurinë.

Lidhur me kontrollin e figurës, sipas DSIK, Veliu është pajisur me certifikatë sigurie dhe nuk ka procedime penale për të. Nga verifikimet e kryera, nuk rezulton që drejtori i Përgjithshëm i Policisë të ketë qenë i dënuar apo i përfshirë në Sigurimin e Shtetit.

Lexo edhe :  Rama: E mbani mend kohën kur njerëzit vriteshin poshtë dritareve të Berishës?

Në vitin 2002 dhe 2003 dhe 2007 Ardi Veliu e ka ushtruar detyrën në Vlorë. Ka pasur informacione se ka qenë i lidhur me falsifikimin e vizave dhe ka favorizuar në kalimin e klandestineve. Por në denoncime nuk janë gjetur prova që të vërtetojnë përfshirjen e tij, raportoi komisioni i Vlerësimit.

Ndaj Veliut në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit ka pasur dy denoncime: Nga një person me argumentin se nuk ka mbajtur qëndrim korrekt në detyrë dhe një denoncim nga Sindikata e Punonjësve të Policisë./Fjala.al

Të fundit

Pagat/ Në Shqipëri arriti 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth...

80 mijë zgjedhës të diasporës ende nuk sjellin zarfin me votën

Deri pasditen e djeshme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 144.783 zarfa me votën e diasporës. Janë rreth 80 mijë zgjedhës të cilët...

Horoskopi i ditës së sotme, e mërkurë, 7 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Ditë energjike dhe pozitive. Yjet favorizojnë iniciativat e reja, por kini kujdes nga impulsiviteti që mund të kompromentojë mundësitë. Maji premton të...

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në ndeshjen e parë në Katalonjë,...

Lajme të tjera

Web TV