Ardi Veliu dha dorëheqjen, ministria e Brendshme hap garën për drejtuesin e ri të AMP

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardi Veliu dha dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore disa ditë më parë.

Drejtimin e Agjencisë, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri, do ta mbajë Dritan Dorda, Zv.drejtor i Përgjithshëm i AMP-së.

Sakaq, ditën e sotme, ministria e Brendshme njofton se ka hapur garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri të AMP-së.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme e të posaçme brenda datës 3 Nëntor 2023.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mund të bëhet në zyrën e protokollit të Ministrisë së Brendshme, ose përmes dërgimit në postën elektronike zyrtare të institucionit Ministria.Brendshme@mb.gov.al.

Sipas Ministrisë, janë 6 kritere në total që kandidati duhet të plotësojë:

Kritere të përgjithshme:

të ketë shtetësinë shqiptare;
të ketë integritet dhe figurë të pastër morale;
të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore brenda 3 vjetëve të fundit;
të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Kritere të veçanta:

të ketë shërbyer për një periudhë, jo më pak se 10 vjet në strukturat e sigurisë, ose në sistemin e drejtësisë;
t’i nënshtrohet ose të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Brendshme shpall thirrjen për aplikime për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

Kritere të përgjithshme:

të ketë shtetësinë shqiptare;
të ketë integritet dhe figurë të pastër morale;
të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore brenda 3 vjetëve të fundit;
të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Kritere të veçanta:

Lexo edhe :  Ngjela paralajmëron “tërmet” brenda SPAK: Do të zëvendësohen 4 njerëz të drejtësisë

të ketë shërbyer për një periudhë, jo më pak se 10 vjet në strukturat e sigurisë, ose në sistemin e drejtësisë;
t’i nënshtrohet ose të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:

Kërkesën për aplikim;
Jetëshkrimin;
Fotokopje të diplomës;
Fotokopje të librezës së punës dhe/ose dokumentacionit që vërteton eksperiencën në punë;
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Çdo dokumentacion tjetër të mundshëm që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo vlerësimet për eksperiencat e punës të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mund të bëhet në zyrën e protokollit të Ministrisë së Brendshme, ose përmes dërgimit në postën elektronike zyrtare të institucionit : Ministria.Brendshme@mb.gov.al

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme e të posaçme brenda datës 3 Nëntor 2023./e.t

Të fundit

NATO mblidhet në qershor, fokusi Ukraina dhe Gaza

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s, do të mblidhen në Bruksel më 13 dhe 14 qershor, në...

“Kam frikë të rris djalin këtu”/ Ervin Gonxhi: Po mendoj të largohem nga Shqipëria

Ervin Gonxhi, violinist, kompozitor, producent muzikor i ftuar në Vila24 në News24 erdhi në një rrëfim për muzikën dhe familjen. Ai tregoi se po mendon...

Dielli lëshon valën magnetike, më e madhja e zjarrtë në afro një dekadë

Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, thotë se dielli lëshoi të martën valën më të madhe të flakës së zjarrtë në afro një...

Deklaratat e Vulin për takimin e Ramës në Athinë/ MEPJ thërret ambasadorin e Serbisë

MEPJ ka thirrur ambasadorin serb, ku kërkohen sqarime për deklaratat e zv. Kryeministrit, Aleksandër Vulin, i cili tha se “vetëm bota serbe e ndal...

Pakt i migracionit, ja cilat janë të rejat nga politika europiane e azilit

Diskutimet zgjatën për vite me radhë dhe tani vendet anëtare të BE i vunë vulën një pakete ligjore që pritet të ashpërsojë procesin e...

Lajme të tjera

Web TV