E bukura e Tropojës emërohet drejtoreshë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pjesmarrjes si aktore kryesore në filmin “I Love Tropoja, Arjola Demiri është emëruar drejtoreshë e Pallatit të Kulturës në Tropojë. Pasi filmi u transmetua në Pallatin e Kulturës në Tropojë, në të cilën morën pjesë 1200 tropojanë, Arjola ka marrë dhe vlerësimin maksimal, duke marrë postin e drejtoreshës në qytetin e saj të lindjes.

Ja si u shpreh Arjola

“Kam shumë emocione! Jam rritur midis jush. Shumica prej jush jeni familjarët e mi, kushërinjt e mi, shoqëria ime. Kur e pranova rolin e filmit, u ndjeva shumë me fat sespe pas shumë kohësh diçka e bukur do t’i dedikohej Tropojës. E di shumë mirë realitetin dhe zhvillimin e këtij qyteti. Ky qytet ka pasur nevojë që dikush të ngrihet e të flasë për të dhe artistët e kanë bërë më së miri. Kur pranova rolin e Xhbanes (tek seriali O sa mirë) u paragjykova duke thënë ‘kjo nuk është vajza tropojane’. Megjithatë e ngrita zërin kur në Kosovë nuk njiheshin shumë tropojanë, vetëm disa figura kryesore. Në çdo intervistë, në çdo vend ku kam shkuar jam ndjerë krenare të pranoj që jam nga Tropoja. Për shumë kohë nuk na kanë pranuar, na kanë refuzuar, na kanë dhënë epitete të cilat nuk i kemi merituar kurrë. Për 7 muaj rresht, si asnjëherë tjetër, në të gjithë Shqipërinë, në të gjithë botën ku ka shqiptarë u fol vetëm për Tropojën. U tha ‘E dua Tropojën’, u zgjua një zë, u zgjua një pozitivitet për ne sepse e meritojmë, sepse nuk jemi vendi i kriminelëve, i hajdutëve. Por jemi një vend që meritojmë shumë, që ka nxjerrë bijë e bija me emër në të gjithë Shqipërinë. Ky film të cilin e kemi bërë me shumë dashuri, është komedi dhe qëllimi është të qeshim. Sigurisht dikush do ta paragjykojë, por ky nuk është dokumentar për Tropojën. Njerëzit nuk do vuajnë më, por do të qeshin pasi të shohin këtë film. Nuk do t’i marrim të mirëqena komentet negative për mua apo regjisorin e producentin e këtij filmi i cili zgjodhi pikërisht Tropojën. Kurrësesi nuk hidhet poshtë Tropoja dhe tropojanët. Unë e para që jam bija juaj, në asnjë film s’do e hidhja poshtë vendin tim për të cilin do të kontribuoj shumë. Jam e nderuar që do të jem në krye të Pallatit të Kulturës”, – është shprehur aktorja, Arjola Demiri.

Të fundit

Fier, 13-vjeçarja përdhunohet nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre...

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë, Eranda Lazen e Tiranës dhe...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Lajme të tjera

Web TV