Cakaj në darkë me Pompeon, krijohet Aleanca e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në darkën e organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo që u zhvillua në Uashington në datën 5 shkurt, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në këtë darkë, Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, mirëpriti një numër shefash të diplomacisë dhe zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme të botës, për t’iu bashkuar nismës së SHBA-ve për krijimin e Aleancës Ndërkombëtare për Avancimin e Lirive Fetare.

Me pjesmarrjen e tij, kryediplomati Cakaj konfirmoi mbështetjen e padiskutueshme që Shqipëria i jep kësaj nisme amerikane si dhe shprehu vullnetin e vendit tonë për përfshirjen në aleancë.

Shqipëria e ka vlerësuar dhe e vlerëson lirinë e fesë dhe të besimit si vlera të çmuara kombëtare, duke kërkuar respektimin e tyre edhe në arenën ndërkombëtare.

Edhe në kuadër të Kryesimit të OSBE-së, Shqipëria do të vijojë të punojë për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave në të gjitha vendet e rajonit të OSBE-së, duke zhvilluar aktivitete që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë ato të lirisë së fesë e të besimit.

Të fundit

Profili i plotë: Kush është Robert Francis Prevos, amerikani i parë Papë i Vatikanit

Vatikani zgjodhi pasditen e kësaj të enjte Papën e ri. Pasardhësi i të ndjerit Pap Françesku që ndërroi jetë...

India dhe Pakistani në prag të luftës/ Pse ekziston ky rivalitet historik mes dy vendeve

Përshkallëzimi midis Indisë dhe Pakistanit  filloi më 22 prill 2025 me një sulm të dhunshëm terrorist në Pahalgam në Kashmirin Indian (një rajon i ndarë...

Krimet zgjedhore, policia jep detajet: Kontroll për 6 persona! Sekuestrohen celularë

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp për kontrollet e zhvilluara në Shkodër në kuadër të krimeve zgjedhore. Njoftimi i plote: Punë...

Dom Gjergj Meta uron Papën e ri: Katolikët shqiptarë, besnikë deri në martirizim

Pas shpalljes së Papës së ri, Leoni i XIV, i zgjedhur sot në krye të Kishës Katolike pas vdekjes së Papa Françeskut, ka ardhur...

Bill Gates akuzon Elon Musk për vrasjen e fëmijëve të varfër!

Miliarderi dhe filantropi Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft, ka ngritur tonin e kritikave ndaj administratës Donald Trump për herë të parë që nga janari....

Lajme të tjera

Web TV