Debati/ Gazetarja-ministrit: “Golden” ju mbiu nga shiu?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diskutimi në emisionin “Open” në Top Channel mbi paketën “Anti KÇK” është shoqëruar me debate midis gazetarëve dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Gazetarja Anila Hoxha tha se “Anti KÇK”-ja dhe “OFL”-ja i duken si film aksion që do të shndërrohet në telenovelë. Gazetarja pyeti ministrin Lleshaj se përse OFL u shfaq në fillim te kompleksi “Golden” i Altin Hajrit në Shijak, kur ai kompleks kishte vite aty dhe nuk ishte reaguar.

Debati

Anila Hoxha: Përse u kujtuat kaq vonë kur edhe strukturat janë. Ku qëndron emergjenca, çfarë duhet të dimë? Në dokument thuhet “qëllimi i aktit ndërhyrje emergjente” dhe përse në Shijak.

Sandër Lleshaj: Përse në Shijak?

Hoxha: Mua më duket se po shikoj një film aksion që ka tre dit që zgjat dhe pak nga pak po kalojmë në telenovelë.

Lleshaj: Unë nuk jam shumë i shkathët në media.

Hoxha: Do mësohesh.

Lleshaj: Kudo që ta kishim nisur do ishte bërë kjo pyetje, do ishte legjitime.  Në Shijak kishim një ngjarje që kishte ndodhur ato ditë që kishte kaluar ligji. Kishim një rrëmbim. U pa që autorët kishin përdorur një super resort.

Hoxha: Kompleksi mbi nga shiu, brenda ditës duhet të jetë ndërtuar?!

Lleshaj: Unë nuk e di, ti e di kur mbiu?

Hoxha: Por brenda natës nuk u ndërtua, aty e kishit.

Lleshaj: Është një rast i proceduar i hetuar, persona të dënuar, por tani u kapën në një situatë të pakundërshtueshme të një krimi makabër.

Lirimi i Lul Berishës dhe roli i Vangjush Dakos, komenton Sandër Lleshaj

Anti KÇK-ja, ministri Lleshaj: Është proces administrativ, jo penal

Të fundit

“Topi i Artë? Si mund ta them se nuk e dua? Dua edhe Champions”

Lamine Yamal ka shumë ëndrra. Ai sivjet është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë. Mund edhe ta fitojë,...

Darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga...

Këshilli i Ministrave: Shpërblim për efektivët e zjarrfikësit që luftuan me flakët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e të gjithë punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve...

Gjendet një person i pajetë në Korçë, dalin detajet e para

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Sa shanse ka Edi Rama të heqë nga qarkullimi paranë ‘cash’?

Shkruar nga DW / Edi Rama njoftoi së fundi një plan ambicioz: ai do ta shndërrojë Shqipërinë në shtetin e parë në botë që...

Lajme të tjera

Web TV