Financohen bimët mjekësore, 200 mijë lekë për çdo hektar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fermerët që do të mbjellin bime mjekësore do të financohen përmes programit IPARD II. Mbjellje bimësh mjekësore e aromatike në vlerën 200 000  lekë/ha, por jo më shumë se 1 000 000 lekë për fermerët individualë dhe për grup fermerësh, ndërsa për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (në vijim, SHBB), jo më shumë se 4 000 000  lekë.

Sipërfaqja e mbjellë për fermerët individualë duhet të jetë jo më pak se 0.2  ha, për grup fermerësh, jo më pak se 1 ha në një bllok të vetëm, për SHBB-të, jo më pak se 5 ha. Madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.

Fermat organike, për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 lekë për fermë të certifikuar. Implementimi dhe certifikimi Global GAP në masën 50  % të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në perime, fruta, rrush, ullinj dhe agrume, në sipërfaqe jo më pak se 1 ha.

Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6  deri në 10 dhoma, në 50  % të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 milionë lekë për subjekt. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II.

Përfitues për masat e mbështetjes nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural do të jenë fermerët, personat fizikë, personat juridikë dhe SHBB-të. Kriteret, procedurat dhe mënyra e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Lexo edhe :  Kursi i këmbimit/ Dollari në rënie, euro mbetet e pandryshuar

Nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2020, do të përdoret shuma:

deri në 10 174 000 (dhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e katër mijë) lekë, për pagesën e vlerës së palikuiduar, për subjektet e shpallura fituese nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, në zbatim të vendimit nr.128, datë 13.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2019”, të ndryshuar; deri në 1 755 000 (një milion e shtatëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë detyrime, për pagesat e normës së interesave bankare për kontratat e lidhura.

Të fundit

“Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë”

Sipas një raporti të OKB-së, rreth 122 milionë njerëz në mbarë botën janë të zhvendosur për shkak të luftërave...

Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e resortit

Po vijon në Gjykatën e Posaçme të Apelit rigjykimi për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’ në Shijak, festim Bexhdili, i akuzuar si pjesë e grupit...

Shpat Kasapi reagon pas largimit të Selvijes nga Tirana: Gruaja s’ta fal

Martesa mes këngëtarit të njohur Shpat Kasapi dhe Selvije Jaos ka përfunduar, dhe duket se ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë për...

E rëndë në Qerret/ Futet të lahet në det, pëson arrest kardiak dhe humb jetën

Një ngjarej e rëndë ka ndodhur në Qerret të Kavajës nga ku mësohet se rreth orës 10:00, një pushues dyshohet se ka pësuar arrest...

Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. “Gëzuar Ditën e...

Lajme të tjera

Web TV