“Forca e ligjit”/ Minxhozi: KÇK akt dobësie, jemi zhytur në kriminalitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Skënder Minxhozi në “Real Story” duke folur për operacionin “Forca e ligjit” deklaroi se vendi sot është i zhytur në kriminalitet.

Jemi të zhytur në klimë kriminaliteti.  Këtu grupet kriminale jkanë ardhur duke u sofistikuar, aq sa kanë shkuar deri në politikë dhe në parlament.

Po ashtu edhe në media, ke lajme kronike plot, vdekje misterioze në burg, ke vrasje, ke plagosje. Strukturat kriminale kanë fituar sovranitet territorial. Dihet që prsh në Vlorë drejtojnë këta, në Tiranë drejtojnë këta, në këtë qytet këta etj.

Unë KCK nuk e shoh akt force, por akt dobësie. Shteti i Ramës ka qenë nismash, aksionesh, një shtet që zbaton plane nga kjo datë në këtë datë dhe pastaj “hajde flasim”. Ne ligje në letër kemi plot. Ne kemi shtet të dobët që nuk të ndëshkon.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë treguar se në 7 vite se për të gjitha ngjarjet që kanë folur, që nga 21 janari, Rrugën e Kombit etj kanë thënë se do vendosim drejtësi dhe asgjë nuk ka bërë. Ke ish-ministra që i kanë aty dhe këta ish-ministra jo vetëm që nuk dënohen, por dalin dhe kritikojnë këta që janë në qeveri

Unë do isha shumë i lumtur që personi që ka pasuri përtej normales, duhet të thotë se ku i ka gjetur paratë. “Ndiq paranë” e përdor bota perëndimore. Duhet bërë kjo. Mirëpo, unë them se KCK nuk do jetë një akt dhune, por akt dobësie”, tha Minxhozi.

Të fundit

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e...

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Rihidhnin në treg produktet e skaduara, çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë

Policia ka njoftuar sot goditjen enjë rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u...

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e...

Lajme të tjera

Web TV