Gara/ Kreu i ‘FBI’-së shqiptare do të zgjidhet në pistën e vrapit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ambientet e brendshme të repartit RENEA 18 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, iu nënshtruan këtë të enjte testit fizik, të cilët përshkruan me vrap pistën për 2400 m për të testuar aftësitë e tyre fizike. Ndër 18 garuesit, jo të gjithë e kanë plotësuar kriterin fizik, ndërsa lista me të skualifikuarit dhe ata që do të vazhdojnë fazën e tretë të garës do të bëhet publike të premten.

Pas listës së fituesve të testit fizik më pas kandidatët do t’i nënshtrohen testit me makinën e të vërtetës njohur ndryshe si “poligrafi”. Nuk dihet se si do et bëhet verifikimi i aftësive fizike të këtyre personave që do të merren me hetimin e çështjeve që do i ngarkohen SPAK-ut, ndërkohë bëhet me dije se fituesit do të shpallen ditën e nesërme. Nuk është bërë publik asnjë kriter fizik që duhet të kapin anëtarët e BKH-së por do të jetë kreu i SPAK-ut ai që do t`i përzgjedhë njerëzit që i duhen.

Zyrtarisht u pranua se Kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit pritet të përzgjidhet nga një komision i SPAK, në të cilin bëjnë pjesë kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja, dhe dy prokurorët Behar Dibra, i cili ishte edhe sot i pranishëm tek testi fizik, si dhe Eneid Nakuçi. BKH do të jetë struktura mbështetëse hetimore për SPAK. Në përbërje të saj do të jenë edhe 60 hetues të cilët pas përzgjedhjes do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV