Italianët shpëtojnë shqiptarin që vrau gruan, del nga reanimacioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët italianë ia kanë dalë ta shpëtojnë shqiptarin që i mori jetën gruas dhe tentoi të vetëvritej. Ai shkoi dhe e vrau bashkëshorten e tij në vendin e punës dhe pranoi që ishte bërë xheloz pasi dyshonte në një lidhje të bashkëshortes së tij me pronarin e banesës në të cilën punonte gruaja. Historia tronditi gjithë opinionin publik, ndërkohë që shqiptari mundi të jepte versionin e xhelozisë sapo u dërgua në spital.

Mediat italiane kanë treguar ditën e sotme se Eduart Zyberi ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Muratori shqiptar tentoi të vetëvritej, pasi i mori jetën bashkëshortes së tij Laureta, duke e goditur atë me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e shkuar në Genova të Italisë, në apartamentin ku gruaja 43-vjeçare punonte. 53-vjeçari ndodhej i shtruar që qendrën e traumës, në spitalin San Martino. Sipas mjekëve, shqiptari tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas asaj që shkruhet nga mediet vendase, gjatë ditëve në vijim sapo gjendja e tij të jetë stabilizuar, do të merret në pyetje, ndërkohë që mbi të është vendosur masa e arrestit. Megjithatë Zyberi e ka pranuar krimin nga shtrati i spitalit. Skenën e rëndë e zbuloi i zoti i shtëpisë, i cili ishte rikthyer si zakonisht nga puna. Pas krimit të rëndë dyshohet se qëndrojnë motive pasioni, por gjithçka pritet të jetë më e qartë pasi hetuesit të marrin në pyetje shqiptarin. Nga dëshmitë që oficerët e policisë i kanë marrë familjarëve dhe të njohurve të çiftit të martuar prej 25 vitesh, askush, madje as fëmijët, nuk kanë folur për zënka apo ndarje mes tyre. n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV