Kishte kompetencat e Kajmakut, por pezullohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë Vorë

Nënkryetari i Bashkisë së Vorës, Genti Picari është pezulluar nga detyra. Picari ishte me kompetenca të plota të kryetarit.

“BalkanWeb” shkruan se nënkryetari Genti Picari u emërua nga ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku pasi ky i fundit ishte shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ishte subjekt i ligjit Dekriminalizimit.

Ishte pikërisht Kajmaku, që në vendimin e fundit para se të shpallej në kërkim, shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë dhe i kaloi kompetencat e kryetarit Genti Picarit, duke e emëruar nënkryetar.