Krimi horror në Durrës, burri që vrau gruan: Më rrihte, ndaj e vrava

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshorti që i mori jetën gruas së tij ka vijuar të hedh akuza mbi viktimën e tij. Në sallën e gjyqit sot ka lëshuar akuza të tjera mbi Manjolën duke treguar se ai e ka rrahur dhe se donte t`i merrte shtëpinë. Ndërkohë që ditën e djeshme ka qenë motra e viktimës e cila ka hedhur dritë mbi gjithë mekanizmin se si ka nisur përplasja mes çiftit për shkak të shtëpisë. Edhe sot në sallën e gjyqit ai e ka pranuar konfliktin për pronësinë e banesës po jo me shkakun se shtëpinë e tyre e donte vëllai i tij, ai i cili dyshohet se ka marrë pjesë në krim bashkë me të vëllanë.

Megjithatë do të jenë familja që do të hedhin dritë mbi gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e tyre, po ashtu siç edhe familja e viktimës. Burime nga gjykata e Durrësit, bëjnë me dije se Lulëzim Cuku ka rrëfyer arsyet se pse e vrau bashkëshorten e tij, Manjola Cuku më 1 shkurt duke thënë se konflikti kishte nisur 3 muaj më parë. Cuku pretendon se gruaja e tij e rrihte dhe donte t’i merrte shtëpinë, ose treçerekun e saj për vete. Autori i vrasjes thotë gjithashtu se ai kishte bërë dokumentet për ta marrë atë në Greqi por ajo refuzonte.

Kur gjykata e ka pyetur në lidhje me kohën kur ka nisur konflikti dhe a e dije që gruaja ishte me urdhër mbrojtjeje, autori i vrasjes mizore të nënës së fëmijëve të vet thotë: “Ka tre muaj. Unë erdha dhe bëra dokumentet se doja të merrja në Greqi por ajo më tha nuk lëviz prej shtëpie. I thashë që eja në Greqi po nuk vinte. Për këtë kishim filluar të ziheshim. Erdha nga Greqia dhe vajta në shtëpi, kisha gjetur lloj-lloj gjërash aty. Ajo më rrihte. Më thoshte dil nga shtëpia. Treçereku i shtëpisë është e imja dhe e fëmijëve. Mos na u afro. Po unë po rrija në shtëpinë time”. Mësohet se ditën e sotme, me 6 shkurt i përfundonte edhe urdhri i mbrojtjes Manjolës, pasi ai kishte kohë që ishte pajisur me të. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

 

 

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV